E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohen 1400 ha rreziku i zjarreve zhvendoset ne jug

Në ditët në vazhdim parashikohen vatra zjarri më të shumta në numër.  Perceptimi sipas policisë pyjore pranë Ministrisë se Mjedisit vjen nga sateliti. Sipas specialistit Genci Hoxhaj, e veçanta është se nga veriu do të zbresin më shumë në jug të vendit. Në këtë sezon nëShqipëri janë djegur mbi 1400 hektarë pyje dhe kuota.

“Dje ka qenë një shifër rreth 1300 hektarë. Sot na janë shtuar dhe rreth 100 hektarë në zonën e Pish poros së Vlorës dhe rreth 17 hektarë në zonën e Lurës. Kështu që shkon rreth 1417 hektarë. Krahasuar me vitet e mëparshme jemi pothuajse në të njëjtin trend, por kjo thatësirë e gushtit e ka përkeqësuar pak situatën”-tha Hoxhaj.

Hoxhaj në lidhje më vonesat në shuarjen e zjarreve thotë se kanë hasur problematika nga ato në lidhje më distancat deri në ato të mungesës së paisjeve.

“Vështirësitë janë të lidhura me distancat e largëta në të cilat ndodhen pyjet nga zonat e banuara, çka do të thotë që të shkosh në këto zona është e vështirë dhe kjo ul në njëfarë mënyre efektivitetin. Mjetet që kemi në dispozicion janë të kufizuara. Një tjetër problem që kemi hasur është indiferenetizmi i pushtetit lokal”-theksoi ai.

Në lidhje më rigjenerimin e zonave të djegura Hoxhaj sqaron se ende nuk kanë dalë rezultatet e dëmeve të shktuara nga diegjet. Sipas tij, jo të gjitha kategoritë e tokave risillen në gjendjen natyrale dhe për këtë arsye puna për reabilitimi i sipërfaqeve të djegura do të nisë në sezonin e vjeshtës.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›