E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria e re nga koalicioni PD-LSI, Meta: E pranoj ftesën për stabilitetin e vendit

TIRANË- Nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri pritet të dalë një mazhorancë miks të djathtësh dhe të majtësh. Ilir Meta ka deklaruar sot kalimin e tij djathtas, në përgjigje të ftesës së liderit të PD-së, Sali Berisha për të bërë koalicionin qeverisës.

Berisha i kërkoi sot LSI-se dhe kryetarit të saj, Meta të bashkëpunojë për të formuar parlamentin në kushtet kur ai nuk i kapte 71 mandate për të formuar qeverinë e re. Meta iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese ndaj PD dhe LSI bashkarisht bëjnë 74 deputet.

Gjatë një deklarate për mediat një orë pas ftesës së Sali Berishës, Ilir Meta u shpreh se "jam gati të shkoj djathtas për hir të stabilitetit të vendit. "Pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues për një qeverisje më efikase. Për këtë jam konsultuar me aktorë të vendit dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë stabilitetin dhe përshpejtimin e reformave, ndaj unë do të kontribuoj që vendi të mos futet në kaos por të eci përpara", tha Meta.

Sipas tij, ky është një vendim i vështirë por i nxitur nga vetë Edi Rama që abandenoi LSI disa herë radhazi gjatë këtyre dy viteve të fundit. "Ju besoj e shikoni që nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë sepse kam bërë përpjekje për të larguar Berishën nga pushteti. Kam bërë përpjekje për të rivendosur bashkëpunimin mes PS dhe LSI edhe pas bashkëpunimit të kreut të PS-së Rama me PD për Kodin Elektoral. Përpjekjet e mia kanë qenë të pandërprera për të bërë vetëm një koalicion të majtë parazgjedhor, por Rama iu është përgjigjur negativisht ftesave të mia. I thashë së fundmi që të bashkëpunojmë vetëm ne një kusht që LSI të kishte komisionerë në numërimin e votave, as këtë nuk e pranoi. Edhe një javë para zgjedhjeve i kërkova që të bashkohen gjithë partitë e majta për një opozitë të vetme, sepse vetë elektorati e tregoi se e majta e bashkuar mund të fitonte zgjedhjet". Kështu është shprehur Meta sot pas ftesës së Berishës për koalicion.

Më tej ai i është shfajësuar elektoratit të tij të majtë me fjalët: "Tani më thoni ju mua cila është zgjidhja: Të bashkëpunoj me koalicionin fitues apo të lë vendin në krizë sepse koaliconi me 'Bashkimin për Ndryshim' nuk sjell asgjë përpos kaosit pasi nuk bëhen mandatet për të formuar qeverinë. Mandatet tona bashkë janë vetëm bllokuese për zhvillimin e vendit. Ndaj them se "kjo është zgjidhja më e vështirë politike që kam bërë për afro dy dekada të jetës time politike. Tashmë unë pres nga negociatat që kryetari i koaliconit 'Aleanca per Ndryshim', z. Berisha t'iu pëmbahet angazhimeve për integrimin e vendit", përfundoi lideri i LSI-së.

Berisha fton publikisht LSI-në të bëjë koalicon pr të qeverisur vendin

TIRANË - Në një konference për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha iu bëri të ditur shqiptarëve se fton LSI të bëhet pjesë e koalicionit qeverises. "Unë ftoj LSI-së të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës, sepse kështu do të kemi një qeveri të integrimit të vendit në bashkimin europain. Siç e kam deklaruar ditë më parë sovrani na dhuroi fitoren por diktoi koalicion nga partitë me të cilat janë më afër. Unë mendoj se kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim".

Sipas tij, kjo parti ka në qendër të programit të saj integrimin dhe punësimin si kryefjalë e reformave dhe përpjekjeve të saj dhe qe perputhen me se miri me programin e PD-se. "Unë e ftoj LSI-në me bindjen time për një përfaqësim dinjitoz në qeveri edhe pse është një parti e spektrit të majtë", tha Berisha duke dashur te justifikohet edhe me faktin se kjo parti eshte diskriminuar nga PS deri me tani.

"Kjo parti ka qenë objekt i persekutimit ligjor, trysni që nuk është ushtruar nga PD. Ajo u dëmtua me ligjin e Dushkut, u dëmtua edhe këtë vit, por unë kam qenë kundër grevës së tyre", tha Berisha.

"Ndaj sot që koalicioni Alenaca e Ndryshimit ka 47 për qind të votave kemi kënaqësinë t'iu shtojmë atyre edhe afro 6 për qind të votave të spektrit të majtë dhe do të kemi një koalicion qeverisës me spektër më të gjerë se katër vitet që kaluan. Unë fotj LSI-në ta shqyrtojë këtë ftesë të sinqertë në sens pozitiv", perfundoi ai.


************



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›