OBSH: 150 milionë doza për vendet në zhvillim
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të japë 150 milionë doza vaksinash për të luftuar gripin A H1N1 në vendet në zhvillim. Në një konferencë me ekspertë nga mbarë bota të mbajtur në Kankun, Drejtororesha e përgjithshme e OBSH-së, Margret Çan tha se ka marrë tashmë angazhim të plotë nga dy kompani vaksinash, të cilat do të merren me ndarjen e dozave. Po kështu, Sekretari për Shëndetësinë në Britaninë e Madhe, Edni Bernham tha se deri në fund të muajit gusht, Britania mund të shënojë edhe 100 mijë raste të reja të infektimit me virusin H1N1, skenari më i keq - siç theksoi ai. Dozat e para të vaksinave janë prodhuar në Europë, përkatësisht në Gjermani nga kompania Novartis. Megjithatë do të duhen rreth 2 muaj që të fillojë shpërndarja e tyre. Kompania tha se deri tani ka marrë porosi nga 35 qeveri. Raste të reja të infektimit me virusin H1N1 janë shënuar edhe në rajonin tonë. Një ditë më parë, Greqia konfirmoi 4 raste të reja të gripit duke e çuar në kështu në 101 numrin total të rasteve të njoftuara që prej 18 Majit, dita e shfaqjes së sëmundjes në vend. Edhe në Maqedoni është shënuar rasti i dytë. Të gjithë personat kanë qenë të ardhur nga SHBA dhe Australia. Në Serbi numërohen 14 raste që nga 1 qershori. Deri tani, në nivel global, figurojnë 79 mijë raste të infektimit të virusin H1N1. 337 persona kanë gjetur vdekjen që nga koha e shfaqjes së sëmundjes në muajin prill. Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë rriti në 6 nivelin e alarmit, pandemia e parë që nga viti 1968.