E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për Petro Rucin

Nderime për Petro Rucin, ish-futbollistin e njohur të viteve ’80 që u shua të mërkurën në Athinë pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Miq, familjarë dhe lojtarë të kohës së tij, nuk munguan në homazhet që u mbajtën në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Petro Ruci pjesë e Flamurtarit të njohur që u përball me Barcelona dhe Partizanin e Beogradit veshi edhe fanelën e Kombëtares. Mbrojtësi vlonjat nuk u nda nga futbolli edhe pasi vari këpucët në gozhdë, duke punuar për zyrën e talenteve në Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›