Berisha: Qeveria e re, nga më të suksesshmet

Kryeministri Berisha theksoi në emisionin "Opinion" se përzgjedhja e qeverisë së re ka qënë një process mjaft i vështirë. Sipas tij qeveria e re do të jetë nga më të suksesshmet sepse ka një ekip i cili e anëtarësoi vendin në NATO dhe është ekipi i reformave të mëdha. Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të shkurtonte numrin e ministrave ashtu siç e kishte deklaruar për shkak të koalicionit që iu desh të bënte. Ndërkaq Berisha theksoi se përzgjedhje e Mediut në kabinetin qeveritar ka të bëjë me marrëveshjen para dhe paszgjedhore dhe se ai është i propozuar nga vetë Partia Republikane duke shtuar se ai nuk mund të shpreh preference sepse kështu do të diktonte partinë.
Ndërsa theksoi se nëse ka një individ me merita shumë të veçanta në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është Fatmir Mediu duke shtuar se ai ka qënë nga më të parët që i besoi kësaj mundësie dhe kriojoi lidhjet më të fuqishme që mbështetën Shqipërinë për të hyrë në NATO.
Kryeministri Berisha ripërsëriti se brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të liberalizohen vizat për Shqipërinë duke shtuar se do të vazhdojnë me reformat për të plotësuar kriteret që kërkon Bashkimi Europian. Gjithashtu Berisha hodhi poshtë zëra se në koalicionin PD-LSI ka pasur një ndikim ish lideri i PS-së Fatos Nano duke shtuar se kjo është një tendencë nga kryetari i PS-së Rama që kërkon ta kthej në politikë.
Gjithashtu Berisha theksoi në lidhje me bojkotin e PS-së se opozita është e mirëpritur në hyjë në Kuvend duke shtuar se Rama po mundohet të bllokojë liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Ai shtoi gjithashtu se Rama po e shkatërron Partinë Socialiste me sjelljen që bën .
"Me bindjen dhe keqardhjen më të madhe theksoj se Rama po e shkatërron PS-në për qëllime personale" theksoi Berisha