E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha dhe Mediu pa imunitet,cili është statusi juridik i dy ministrave

Janë dy nga çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare, kjo jo vetëm nga ngjarjet që kanë por edhe personazhet e këtyre dosjeve. Çështja e Gërdecit si dhe e rrugës Durrës - kukës - Morinë ka si të akuzuar dy ish-ministra të qeverisë Berisha
Fatmir Mediu në cilësinë e ministrit të Mbrojtjës dosja e të cilit ndodhet në Gjykatën e Lartë ende nuk i dihet se si do të përfundojë. Burime nga prokuroria e përgjithshme bënë të ditur se do të shkojnë në gjykatë për të përfaqsuar akuzën por ende nuk është përcaktuar pozicioni I Mediut pas marrjes së mandatit të 2 në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas juristëve drejtësia shqiptare nuk ka precedentë të mëpashëm dhe nuk ka marrje shembulli duke vështirësuar këtë gjë. Gjithashtu një tjetër problem është mospasja e një ligji, ne nuk kemi një ligj ku të thuhet se sa afat kohor ka heqja e imunitetit të një deputeti. Madje jo vetëm kaq mendimi i çdo juristi apo edhe i anëtarëve të gjykatës së Lartë ku ndodhet çështja Mediu mund të japin mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje dhe ka shumë mundësi që gjykata e lartë ta lërë këtë vendim në dorë të Gjykatës Kushtetuese si organ më i lartë supreme.
Ndërsa për çështjen Basha, i cili ka qenë Ministër i Transporteve ende nuk është marrë asnjë vendim nga prokuroria e Përgjithshme për të dërguar sërisht çështjen në gjykatën e lartë e cila e ka mbyllur këtë çështje duke e justifikuar me tejzjatne e pa justifikushme të afatave hetimore. Kështu për fatin e dy deputetëve dhe dy ministrave me poste mendimi i juristëve mbetet relative. Të dy ministrat që tani kanë poste të tjera në qeveri akuzohen nga drejtsia për shpërdorim detyre. A do të vazhdojë çështja e tyre kjo tashmë mbetët në dorë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›