E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojnë reshjet e dëborës, mijëra banorë ende të izoluar

Mijëra banorë në veri dhe verilindje të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora. Reshjet e dendura të dëborës që vijojnë të bien që prej dy ditësh kanë përkeqësuar edhe më tej situatën në veri të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 3 metra.
 

Në qarkun e Kukësit të gjitha akset rurale dhe shumë komuna vijojnë të mbeten të bllokuara nga dëbora ndërsa në akset nacionale qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Sipas informacioneve aksi rrugor Kukës-Krumë dhe Morinë-Kalimash janë të kalueshme me zinxhirë.
 

Në qarkun e Dibrës kanë rënë reshje dëbore gjatë gjithë natës, situata vijon të jetë e rënduar ku të gjitha komunat janë të bllokuara nga dëbora. Mësohet po punohet për mirëmbajtjen e rrugës nacionale Peshkopi-Qafë Buall. Mbrëmë në Fushë Bulqizë u shemb çatia e një banese ku mbetën të pastrehë 4 familjarë.
 

Problematike paraqitet situata edhe në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku në Qafë Krrabë kalohet vetëm me zinxhirë për shkak të dëborës. Mësohet se reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi edhe në lëvizjen e mjeteve brenda në qytetin e Elbasanit. Mësohet se kalohen me zinxhirë Aksi Librazhd-Pogradec, në Qafë Thanë dhe aksi Korçë-Pogradec. Gjithashtu në qarkun e Korçës vijon të jetë e bllokuar prej disa ditësh rruga drejt zonës së Dardhës ndërsa aksi rrugor Korçë-Voskopojë dhe Qafa e Qarrit në aksin Korçë-Ersekë kalohen vetëm me zinxhirë.  Raportohet se reshje dëbore kanë rënë edhe në shumë zona të ulta të vendit si në Lushnje dhe Fier por edhe në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›