E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ "BP": Stuhija "Alex" mund të vonojë mbledhjen e naftës

Kompania "British Petroleum" ka deklaruar se planet për të rritur sasinë e naftës së mbledhur nga derdhja në Gjirin e Meksikës mund të vonohen për shkak të stuhisë tropikale.

"British Petroleum" deklaron se kostoja e pastrimit të njollës së madhe ka arritur në 2.65 bilionë dollarë.

Një kupolë e vendosur mbi tubin e çarë po mbledh deri në 25 mijë fuçi nafte në ditë, duke e dërguar në anijet çisternë që ndodhen në sipërfaqe.

"BP" shpresonte të mblidhte deri në 53 mijë fuçi në ditë duke u lidhur me një anije tjetër, por nënpresidenti i firmës tha se kushtet e krijuara nga stuhija tropikale "Alex" mund të shkaktojë probleme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›