Berisha: Qeveria synon zgjerimin e shërbimeve postare
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Drejtorët e Përgjithshëm të Postave të Turqisë, Osman Tural, Maqedonisë Rafiz Haliti dhe atë të Kosovës Blerim Krasniqi, të cilët ndodhen në Shqipëri me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Arqile Goreja, në kuadër të 99-vjetorit të Postës Shqiptare, si dhe për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushën e shërbimeve postare financiare.
Zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi shefi i qeverisë theksoi rëndësinë e shërbimit postar në Shqipëri, i cili ka luajtur një rol të veçantë në vend, si institucioni që ndodhet më pranë qytetarëve, si në zonat urbane, ashtu edhe ato rurale.
Kryeministri u shpreh se Posta Shqiptare është mbështetur dhe do të mbështetet nga qeveria për t'u kthyer në një infrastrukturë që do të lehtësojë në vazhdimësi shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. Kryeministri iu bëri të ditur bashkëbiseduesve se qeveria është duke planifikuar zgjerimin e shërbimeve postare si dhe integrimin e saj me disa funksione financiare dhe përdorimin e postës si një sportel të vetëm për përfitimin e një game të gjerë shërbimesh për qytetarët.
Drejtorët e Përgjithshëm të Postave të Turqisë, Maqedonisë dhe Kosovës, i shprehën kryeministrit Berisha vlerësimin për shërbimin postar në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shërbim shumë cilësor dhe të zhvilluar si dhe vlerësuan mbështetjen e qeverisë në drejtimin të modernizimit të mëtejshëm të shërbimit postar.
(er.nu/BalkanWeb)