E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat serbë sulmojnë faqen e Postës Shqiptare: "Kosova është Serbi"

TIRANE - Hakerat serbë sulmuan sot faqen zyrare të Postës Shqiptare, në 99-vjetorin e themelimit të saj.

Hakerat, kanë vendosur flamurin serb në faqen kryesore të Postës Shqiptare në internet, www.postashqiptare.al, në të cilën shkruajnë shprehjet “Kosova është Serbi” dhe “Mbështesim serbët në Kosovë dhe Metohi”.

Përveç shprehjeve dhe flamurit serb, nëse klikoni në adresën e faqes zyrtare të Postës Shqiptare, automatikisht do të dëgjoni edhe këngë patriotike sllave.

Pas sulmeve të vazhdueshme në faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës, hakerat serbë kanë filluar të sulmojnë edhe faqet e institucioneve shqiptare, në kuadër të fushatës së tyre kundër pavarësisë së Kosovës.

Sulme të tilla janë regjistruar edhe më parë në sitet e institucioneve tona shtetëtore. Prej kohësh egziston nje betej e ndezur, midis hackerave kosovar dhe atyre serb, të cilët sulmojne rregullisht sitet e institucioneve shtetërore të të dyja shteteve.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga faqja e Hackeruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›