E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, dëgjohen 4 dëshmitarë

Vijon seanca gjyqësore për video-përgjimin Meta-Prifti. Në gjykatën e Lartë kanë dëshmuar Fatmir Merkaj, Agim Rrapaj dhe Erdit Rrapaj në lidhje me konçesionet për ndërtimin e HECIT të Shushicës.

Dëshmitari Fatmir Merkaj, shoqëria e të cilit kishte marë përsipër ndërtimin e HECIT gjatë rrëfimit të tij pranoi se ish-ministri Dritan Prifti i kishte kërkuar që ti bëntë pëshqesh nëse dëshironte të merrte konçesionin e hidrocentralit të Shushicës.

Ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës pas përfundimit të dëshmive u shpreh se tashmë po zbardhet e vërteta e Priftit .
 

Agim Rrapaj dhe Erdit Rrapaj , përfaqësues të shoqërive"Vëllezërit Tola", shpjeguan ndërkohë arsyet e shtyrjes së tenderit dhe dëmet prej 700 mijë eurosh që po pësonin nga vonimi i prçedurave të ankandit.

Seanca Gjyqësore pritet të vazhdojë në datën 12 Dhjetor ku do të pyeten edhe 6 dëshmitarë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›