E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston 18 persona për krime të ndryshme

Policia e shtetit në kuadër të një operacioni të ndërmarrë, bëri të mundur ndalimin e 18 personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
 

Sipas policisë gjatë kontrolleve të ushtruara në akset kryesore rrugore të vendit janë bllokuar edhe 200 automjete për mangësi në dokumentacion, janë sekuestruar 8 armë zjarri që mbaheshin pa leje, duke kryer edhe arrestimin e personave përgjegjës. Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe eksuestrimin e 400 gram lëndë narkotike hashash.
 

Ndërkohë policia e shtetit prej 10 ditësh ka ndërmarrë një sërë masash, të cilat kanë si synim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët, si dhe parandalimin, zbulimin dhe goditjen e personave autorë të veprave të ndryshme penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe të atyre që qarkullojnë me automjete pa dokumentacionin ligjor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›