Berisha: Rama abuzon me lejet e ndërtimit
Berisha ka shfrytëzuar ceremoninë e dhënies së certifikatave të para të legalizimit sot nga ALUIZNI për të sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Nën temën e lejeve të ndërtimit, Berisha tha se “Rama favorizoi miqtë”, tha Berisha.
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Edi Ramën në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për korrupsion me lejet e ndërtimit në kryeqytet. Gjatë ceremonisë së organizuar sot nga ALUIZNI për shpërndarjen e certifikatave të para të legalizimit, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik, që drejton Bashkinë e Tiranës. “Rama nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi, por përkundrazi e ktheu Tiranën në model të korrupsionit”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë vazhdoi më tej deklaratën me faktet se Rama nga frika se mos i zbulohen pazaret, nuk dorëzoi planin urbanistik të Tiranës. “Rama shkeli ligjin e urbanistikës pasi u dha vetëm miqve hapësira publike”.
(d.b/BalkanWeb)