E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, sot medalje për Panon

 

TIRANE-Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano do të nderohet sot edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Ish-futbollisti i Partizanit dhe i ekipit kombëtar do të jetë sot në Pallatin e Brigadave, për të marrë një tjetër nderim për karrierën e tij të shkëlqyer. Panajot Pano numëron që tani disa tituj në sport, megjithatë ai vazhdon të konsiderohet si futbollisti më i madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Në dekorimin e sotëm ka edhe një prapaskenë interesante, duke qenë se një ish-lojtarë dhe legjendë e gjallë e Partizanit, dekorohet nga Presidenti Bamir Topi, ish-president dhe tifoz i hershëm i skuadrës rivale të të kuqve, Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›