E Diel, 1 Nëntor 2026

U dogjën të gjallë në Itali, mbërrijnë në Malësinë e Madhe trupat e tri viktimave

Burime nga lokalët bëjnë me dije se shpenzimet financiare për transportimin e trupave të pajetë të 38-vjeçares si dhe të dy fëmijëve të saj deri në Rinas janë përballuar nga qeveria italiane. Angjelina Gonaj, Dorina e Doriani (përkatësisht 14 e 13 vjeç) ndërruan jetë të dielën që shkoi pas diegies se shtepise se tyre nga shperthimi i gazit 

MALËSI E MADHE - Mbrëmë mbërritën në aeroportin e Rinasit trupat e pajetë të tre pjesë-tarëve të familjes Gonaj nga fshati Vrakë i Malësisë së Madhe, të cilët pesë ditë më parë humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali. Rreth orës 19:00, trupat e Angjelina, Dorina dhe Dorian Gonajt u nisën drejt vendlindjes së tyre. Mësohet se përveç të afërmve të emigrantes, në aeroport ndodheshin dhe prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, kryetari i Këshillit të Qarkut; Gjovalin Kolombi si dhe deputetët Astrit Bushati e Ramiz Çoba. Burime nga lokalët bëjnë me dije se shpenzimet financiare për transportimin e trupave të pajetë të 38-vjeçares si dhe të dy fëmijëve të saj deri në Rinas janë përballuar nga qeveria italiane. Ndërkohë që transporti i tre viktimave nga Rinasi në fshatin Vrakë të Komunës së Gruemirës dhe ceremonia e varrimit të tyre, janë marrë përsipër nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës, i cili ka akorduar një fond të ve-çantë. Mësohet se edhe Komuna e Gruemirës ka dhënë një fond emergjence prej 150 mijë lekësh për familjen Gonaj. Gjithashtu, kjo komunë ka marrë të gjitha masat për akomodimin e fqinjëve italianë të familjes Gjonaj, si dhe të disa shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj. Këta të fundit mbërritën mbrëmë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Angjelina Gonajt e dy fëmijëve të saj. Angjelina Gonaj, Dorina e Doriani (përkatësisht 14 e 13 vjeç) ndërruan jetë të dielën që shkoi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›