Berisha Rama binjak me Nastradinin eshte e do mbetet nje piktor i deshtuar
Je bërë binjak me Nastradinin, je dhe do mbetesh një piktor i dështuar. Ky dot ishte etiketimi më i fundit i Kryeministrit Berisha për kundërshtarin e tij politik Edi Rama.
Nga Kamza, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë ftoi qytetarët që ta votëbesojnë mazhoranca në mandiatin e tretë, duke lënë Ramën në bunkerin e harresës. “Mandatin e ardhshëm ne marrim statusin, hapim negociatat, liberalizojmë vizat me SHBA. Alternativa jonë frymëzohet nga ju, bazohet tek besimi i pakufishëm i juaji. Këto vite kemi ndryshuar Shqipërinë. Ju jeni këtu nga cdo zonë e vendit. Alternativa tjetër është etiketimi juaj njëherë shpellarë, herë tjetër çeçenë urdhëro zoti Rama këta burra që janë këtu nga të 4 anët e dheut kanë ndërtuar me supet dhe shpirtrat e tyre vila e shtëpi të bukura, qytetin e 6 më të madh të Shqipërisë. Je një piktor i dështuar që latë Tiranën me 250 km rrugë të pa asfaltuara, bëtë gjithçka që këta gra e burra të mos lëviznin me viza, mbajte peng statusin, sot qarkon me autobusin tënd, je identik si me qenë binjak me Nastradinin, ai udhëtonte me veshëgjatin, si me autobusin bunker. 23 qershori do të të përcjellë në banesën e gënjeshtrës, në bunkerin e harresës”, vuri në dukje Berisha, gjatë këtij takimi elektoral.
Sipas tij, Kamza eshte bastioni më i fuqishëm i demokracisë.
Ndërkohë që në vlerësimin e kryebashkiakut Lulzim Basha sot ka ardhur koha t'i themi jo modelit që rri shtrembër.
“Rama e la Tiranën në një gjendje më të keqe se sa Kamza, por Kamza e ka një mik të sigurt është Sali Berisha dhe PD. Në Tiranë i thanë jo modelit të keqadministrimit, le ti themi jo edhe sot modelit që rri shtrembër e flet shtrembër. Por, Kamza ka një pikë mbështetje të sigurtë, Kryeministrin Sali Berisha. Së bashku me të, ju qyetarët e Kamzës ndërtuat shkolla, rrugë dhe stadiumin që përuruat sot. Sot Kamza ka 24 orë ujë dhe drita. Kamza sot ka nevojë për një qeveri që punon për të dhe ta zhvillojë më shumë. Sot ju zoti Kryeministër, vini këtu me skuadrën që drejtoi për 4 vite platformën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që ndërtoi shkollat, rrugët, qendrat shëndetësore dhe hoqi vizat me BE”, deklaroi Basha.