Sot maturantët i nënshtrohen testit të Gjuhë-Letërsisë
52 mijë maturantë do ti nënshtrohen sot provimit të parë të maturës, testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku do të provojnë dijet e marra gjatë viteve të detyruara të shkollimit.
Drejtoria e Agjencisë Kombëtare të Provimeve ka njoftuar se në total testi do të ketë 50 pyetje të nivelit mesatar të vështirësisë.
Këtë vit do të realizohen kontrolle të posaçme për të mos lejuar kopjimin prej maturantëve, si vendosja e zhurmuesve për të hequr valët e celularëve.
Provimi do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit ndërkohë që prezenca e maturantëve kërkohet të paktën një orë e gjysëm më përpara të pajisur me një mjet identifikimi.
Rezultatet e këtij provimi të parë për maturën shtetërore pritet të dalin pas 15 ditësh ndërkohë që në vend janë gjithsej 6 qendra të vlerësimit të testeve.