Elhaida Dani fiton The Voice of Italy, Berisha: Triumf i madh. Rama:Rrezatoi forcën e kombit
Pas triumfit të madh të Elhaida Danit në “The Voice of Italy” dy liderët kryesorë të politikës shqiptare kanë përgëzuar këngëtaren shkodrane për fitoren e madhe.
Kryeministri Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook se suksesi i Elhaidas në Itali është spektakolar.
Të dashur miq, këngëtarja e talentuar Elhaida Dani arriti sonte një sukses të shkëlqyer. Këngëtarja shkodrane ngadhnjeu, zuri vendin e parë në “Voice of Italy”, konkursin e talenteve më të mira të Italisë. Le të urojmë sonte përzemërsisht të gjithe sëbashku Elhaidën për suksesin e saj spektakolar. Urimet më të mira Elhaida për suksesin e madh e të rrallë! ka shkruar menjëherë pas spektaklit kryeministri në Facebook.
Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama ka shkruar në “Twitter” se Elhaida shfaqi forcën dhe telentin e një kombi.
Elhaida Dani një yll që shkëlqen mrekullisht duke rrezatuar forcën e talentit të një kombi. Urime me shpirt dhe faleminderit me mirënjohje ka shkruar Rama.