E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi në Vlorë: Marrim 7 mandate, filozofia jonë bashkimi i shqiptarëve

idriziVlorë- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka bërë prezantimin e kandidatëve të saj për deputet në qytetin e Vlorës, ndërsa kreu Shpëtim Idrizi u shpreh se qëllimi i kësaj partie është bashkimi i shqiptarëve.

Ismail Qemali e ngriti flamurin për gjithë Shqipërinë nga Precveza deri tek Molla e Kuqe. Ne i duam shqiptarët të bashkuar aty ku i ka dhënë zoti. Shovinistët grekë na vranë, masakruan e dëbuan, por ne ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë për ti dalë zot Camërisë, jemi bashkë nga Kosova, Maqedoni dhe kudo ku rrahin zemra shqiptarësh. Harta e identitetit tonë kombëtar sot është e cunguar, tha ai.

Më tej ai tha se PDIU-ja do të marrë 7 mandate këtë vit, ndërsa u shpreh se deputetët e saj do të mbahen mend për patriotizmin dhe identitetit kombëtar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›