E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giffoni: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur

Ambasadori i BE-së në veri të Kosovës, Michael Giffoni ka deklaruar se tashmë çështja e statusit është e zgjidhur dhe se autoritetet kosovare duhet t'i kushtojnë vëmendje çështjeve të tjera.

"Nevojitet që vëmendjen ta orientojmë në çështje të tjera, në probleme të vërteta për të cilat duhet një zgjidhje pragmatike. Ky është kushti për të nisur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës", ka pohuar Giffoni.

Ai ka shtuar më tej se një gjë e tillë do të ndikonte në përmirësimin e kushteve të jetesës në veri të shtetit të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›