E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i ftuari special ne emisionin Zone e Lire

Kryeministri Berisha ishte mbreme i ftuari special ne emisionin Zone e Lire te gazetarit Arian Çani ne Televizionin Klan.

Ne nje menyre krejt te shpenguar dhe te pershtatshme per natyren e ketij emisoni, Berisha tregoi anen deri tani jo shume te njohur per publikun, ate te lirshmerise dhe e humorit qe e karakterizon ate ne biseda jashte politikes.
Ai ishte i shoqeruar nga grupi i kengetareve te himnit te fushates elektorale te demokrateve.
Ne nje rrefim te cilter per jeten dhe pasionet e tij, Berisha foli per femijerine dhe rinine e hershme, deshirat qe kishte kur ishte ne ate moshe, si per letersine, muziken, etj, te cilat jane shoqeruese per te edhe sot gjate udhetimeve apo kohes se lire.

Berisha tha se pushteti te jep energji dhe te frymezon kur e perdor ne menyre te dobishme, duke mohuar zerat se ai eshte tashme i lodhur nga angazhimi i vazhdueshem ne keto 23 vjet. Endrra ime tha Berisha eshte Shqiperia vend i zhvilluar, Shqiperia vend i BE, liberalizimi i vizave me SHBA.
Ai foli edhe per prioritetet qeverisese per 4 vjecarin e ardhshem. Pasi njoftoi se te dielen inagurohet hapja e autostrades Tirane-Elbasan, ne infrastrukture ai vecoi per mandatin e ardhshem rrugen e Arbrit dhe boshtin e jugut, ndersa u ndal edhe ne permiresimin e sherbimit shendetesor. Berisha theksoi se ne mandatin tjeter do te rritet cilesia e sherbimit ne arsim e shendetesi dhe do te fuqizohet sistemi energjitik. Duke iu pergjigjur pyetjeve rreth politikes, Berisha tha se fitorja e tij eshte e sigurte ndaj Rama duhet te ruhet nga Meta qe do te marre drejtimin e PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›