E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani ne asamblene e KiE

E enjte 04 Tetor 2012 1416 Bujar NishaniPresidenti i Republikes Bujar Nishani i pranishem ne punimet e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes eshte perballur me nje lume pyetjesh nga raporteret e KiE. Por eurodeputetet e interesuar per situaten ne Shqiperi kane marre si pergjigje nje panorame roze nga ana e kreut te shtetit qe nga atmosfera perpara zgjedhjeve te vitit te ardhshem deri tek sundimi i ligjit apo respektimi i te drejtave te njeriut. Zoti Nishani permendi miratimin e kodit te ri zgjedhor me konsensus nga te dyja palet politike. I pyetur nga raporteret mbi hapat qe jane bere ne Shqiperi ne fushen e sundimit te ligjit Nishani permendi si ilustrim pozitiv miratimin me konsensus te ligjit per kufizimin e imunitetit por tha edhe se Prokuroria eshte e pavarur. Pyetjes se perfaqesueses serbe mbi hetimet per raportin e Dick Martit Presidenti Nishani iu pergjigj se vendi yne eshte i interesuar per kryerjen e nje hetimi te plote dhe per kete edhe nga ana ligjore i ka ofruar dhe i ofron mbeshtetje te plote EULEX-it.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›