E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i KQZ-së, ligjet çojnë 2 emra në Parlament

Mospërfshirja në votimin parlamentar e ristrukturimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është bërë pjesë e debatit parlamentar mes mazhorancës dhe opozitës.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar që lista e emrave për anëtar të KQZ-së por edhe për kryetarin duhet të ishin sjellë për votim, çka ka sjellë reagimin e mazhorancës. Kreu i grupit demokrat Astrit Patozi ka bërë përgjegjës për vonesën vetëm opozitën dhe PS-në.
 

Menjëherë pas këtij debati dhe me mbylljen e seancës plenare Komisioni i ligjeve është mbledhur dhe ka miratuar raportin, sipas të cilit kandidatët për drejtimin e KQZ-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi.
 

Të enjten e ardhshme parlamenti do të votojë për të zgjedhur kryetaren e KQZ-së, që do të jetë Marsida Xhaferllari ose Lefteri Lleshi. Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa njëra prej kandidatëve duhet të marrë së paku 71 vota në Parlament.

Ndërkaq po gjatë seances së ardhshme do të votohet edhe për 6 anëtarët e KQZ-së, duke plotësuar në këtë mënyrë strukturën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›