E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultra-nacionalistët grekë: Me Shqipërinë jemi në luftë

“Me Shqipërinë jemi në luftë, kur të vijmë në pushtet do të çlirojmë me armë Epirin e Veriut”. Kjo është deklarata që ka bërë deputeti i partisë ultra-nacionalist të Agimit të Artë, Chris Pappas.

Deputeti grek ka bërë një deklaratë të tillë gjatë intervistës së dhënë për Artur Zhejin.

Mediet greke , të cilat raportojnë një lajm të tillë, theksojnë se intervista do të transmetohet së shpejti në televizionin, transmeton shekulli online.

Mediet greke pretendojnë se në fakt Pappas nuk ka thënë fjalë për fjalë këtë gjë por fjalët e tij janë deformuar me qëllim keqinformimin e opinionit në Shqipëri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›