Salihi-Kapllani, dy sulmues per Gjeorgjine
Kombetarja shqiptare zhvilloi dje ne Durres, seancen e fundit te stervitjes, para se Kuzhe te vendose per lojtaret dhe te planifikoje nje rezultat pozitiv, ne miqesoren e sotme me Gjeorgjine. Trajneri kuqezi, Josip Kuzhe eshte mundur te perzgjedhe ekipin me te pershtatshem, qe do te dale sot ne fushe, qe nga minuta e pare, perderisa asgje nuk eshte zbuluar, pervec dyshes sulmuese qe do te aktivizohet qe nga minuta e pare e lojes. Ne sulmin kuqezi do te jene qe prej fillimit te lojes, Kapllani dhe Salihi. Dyshja do te jete ne nje prove te perbashket, per te pare se si do te funksionoje sulmi, nderkohe qe lojtare te tjere si Hyka, Bakaj, Agolli, Lila, apo te tjere qe nuk jane aktivizuar ne sfiden me Portugaline, do te jene ne fushe, per te treguar se e meritojne nje vend ne formacion, ne takimet e tjera. Pas ndeshjes se sotme miqesore lojtaret do te shperndahen, nje pjese e mire e te cileve synojne te kalojne ne ekipet e reja, kurse stafi teknik i skuadres do te deklaroje ndryshimet e pritshme ne skuader.