E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet 3 dite afat per Aktin

/ /

Kushtetuta parashikon afatin qe Kuvendi duhet te miratoje aktin normativ 45 dite nga momenti qe ai miratohet ne Keshillin e Ministrave. Akti eshte miratuar ne qeveri ne 10 nentor dhe deri tani kane kaluar 39 dite nga hyrja e tij ne fuqi. Keshilli i Ministrave ne rast nevoje dhe urgjence nen pergjegjesine e tij mund te nxjerre akte normative qe kane fuqine e ligjit per marrjen e masave te perkohshme. Keto akte normative i dergohen menjehere Kuvendit i cili mblidhet brenda 5 diteve nese nuk eshte i mbledhur. Keto akte humbasin fuqine qe nga fillimi ne qofte se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 diteve thuhet ne nenin 101 te Kushtetutes. Akti normativ eshte miratuar ne te gjitha komisionet parlamentare perfshi ketu edhe komisionin pergjegjes ate te Ekonomise. Por nje dite perpara se akti te kalonte ne Parlament kryetari i Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho i dergoi nje leter kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli ku kerkonte qe drafti te terhiqej nga rendi i dites. Kjo terheqje e maxhorances ka ardhur per shkak se ajo nuk i kishte numrat e plote ne seancen e te enjtes. Ministri i Brendshem Lulzim Basha ishte me nje grup qytetaresh ne Rome ndersa kryeministri Berisha ne nje takim te PPE-se ne Bruksel. Ketyre mungesave iu shtuan edhe kater votat e pasigurta te Levizjes Socialiste per Integrim. Nga ana tjeter socialistet u shprehen para seances se do te qendrojne aty cka duket se ka trembur maxhorancen dhe e detyroi ate ta terheqe aktin normativ.
Protesta
Ish-ushtaraket paralajmerojne per proteste para Parlamentit diten e enjte para nisjes se seances se paradites. Permes nje apeli qe u bejne te gjithe ushtarakeve ne lirim por dhe atyre qe jane ne detyre Shoqata e ish-Ushtarakeve u kerkon deputeteve te Kuvendit te mos miratojne aktin normativ te qeverise pasi ai bie ne kundershtim me vendimin e Gjykates Kushtetuese. Sipas tyre formula permes se ciles perllogariten perfitimet e tyre eshte diskriminuese pasi ata llogariten ndryshe nga te gjithe perfituesit e tjere te pensioneve. Per te nderprere diskriminimin e qeverise u kerkojme deputeteve te Parlamentit qe te tregohen realiste dhe te votojne kunder miratimit te aktit normativ. Kjo shtrese ka bere shume sakrifica per popullin dhe Atdheun prandaj meriton te trajtohet me dinjitet. Nga ana tjeter organet drejtuese te SHKURSH-se sigurojne te gjithe ushtaraket se nuk do devijojne rrugen per mbrojtjen me konsekuence te te drejtave social-ekonomike te tyre u shpreh dje Zoi Kote sekretar i Pergjithshem i Shoqates se ish-Ushtarakeve.

Ushtaraket Akti u miratua pasi u dorezuan aplikimet

Qeveria miratoi aktin normativ qe sanksionon zbatimin e ligjit te pensioneve te ushtarakeve qellimisht pasi keta te fundit kishin dorezuar ne ISSH aplikimet e tyre. Ky eshte nje nga pretendimet qe ushtaraket ngrene. Pasi vendimi nr.793 kishte dale udhezimet e sigurimeve shoqerore po ashtu u plotesuan dhe dokumentet nga ushtaraket dhe u dorezuan sipas udhezimeve. Per habi pas ketyre qeveria nxjerr akt normativ Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.10/42 i cili perkeqeson me tej perfitimet e ushtarakeve thuhet ne reagimin e Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve ku behet me dije se protestat do te vazhdojne diten e enjte.

Adi Shkembi
Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›