E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri ne mars shpallet fituesi i konkursit

/ /

Aktualisht kane mberritur ne Tirane perfaqesuesit e disa prej studiove arkitekturore nga me te njohurat ne bote per tu njohur nga afer me sheshin e ndertimit ku aktualisht ndodhet Piramida e cila do te shembet. Me shpalljen e projektit fitues hapet rruga e shembjes se Piramides e me pas nisjes se menjehershme te ndertimit te Parlamentit te ri ne ate shesh. Nje nga kushtet e projektit eshte se projektuesve u kerkohet kostoja perfundimtare per te gjitha kerkesat e vecanta per Parlamentin shqiptar si dhe afati i ndertimit duke kerkuar qe Parlamenti i ri te jete gati para dates 28 nentor 2012 e cila perkon me 100-vjetorin e pavaresise kombetare. Nga pjesemarresit kerkohet te kryhet nje vleresim ekonomik i perafert per kostot e realizimit te projektit te paraqitur si dhe nje parashikim i kohes se realizimit te ndertimit thuhet ne rregullore.
Konkursi
Konkursi do te behet vetem nje here dhe pjese do te jete edhe publiku per projektin me te mire. Ne total do te shpenzohen 351 mije euro per organizimin e nje konkursi nderkombetar per te percaktuar firmen fituese per projektimin e kompleksit te ri parlamentar. Keto fonde do te shpenzohen per jurine dhe te gjithe infrastrukturen e konkursit. Kompania fituese duhet te respektoje te gjithe projektin per percaktimin e te gjithave standardeve. Juria e konkursit do te perbehet nga pese anetare efektive dhe dy anetare rezerve. Anetaret e jurise do te zgjedhin kryetarin nga radhet e tyre. Kur nje nga anetaret e jurise nuk paraqitet atehere kryetari therret menjehere nje nga anetaret rezerve. Anetaret rezerve marrin pjese rregullisht ne punen e jurise por nuk kane te drejte vote. Juria do te kete 3 arkitekte te huaj 1 arkitekt e urbanist te huaj si dhe nje arkitekt qe do perfaqesoje Kuvendin. Nuk mund te bejne pjese ne juri anetaret e kesaj te fundit dhe te aferm te tyre deri ne shkallen e trete ose ata qe kane me ta lidhje pune ose bashkepunimi te vazhdueshme dhe te njohura. Projektet do te gjykohen nga juria e konkursit e cila do te shpalle rezultatet sipas kritereve te vleresimit. Deri ne daten 18 mars te vitit 2011 do te kete perfunduar shqyrtimi i projekteve te dorezuara ne konkurs si dhe ekspozimi per publikun e gjere. Pas kesaj date juria nderkombetare do te shpalle fituesit e konkursit dhe projekti i vendit te pare do te shnderrohet ne godinen e Kuvendit te ri. Pasi te kete bere vleresimin e saj jurise do ti jepet rezultati i vleresimit te publikut te cilit do ti shtohet edhe rezultati i vleresimit te saj. Ne perfundim juria do te shpalle cmimet e konkursit si shumatore te gjykimit te saj dhe gjykimit te publikut. Studioja e projektit fitues do te filloje tratativat per lidhjen e kontrates me investitorin Kuvendin e Shqiperise per hartimin e projektit ne te gjitha fazat e tij si dhe paraqitjen ne instancat perkatese per miratimin si dhe supervizionin e punimeve te ndertimit te objektit. Investitori rezervon te drejten qe te sigurohet se komentet e bera ne miratimin e projektit fitues nga Kuvendi i Shqiperise dhe juria e konkursit do te reflektohen gjate hartimit te projekt-zbatimit. Ne rast se per arsye te ndryshme palet nuk bien dakord per lidhjen e kontrates investitorit i lind e drejta te percaktoje nje nga studiot konkurruese me te cilen do te lidhet kontrata per zhvillimin e projektit. Projekti parashikon realizimin e nje ndertese qe kombinon arkitekturen kompozimin arkitektonik teknologjine e ndertimit dhe impiantet e nje koncepti modern me cilesi te larte dhe respekt te ambientit natyror. Nje ndertim i cili nepermjet karakteristikave materialeve efikasitetit energjetik dhe qendrueshmerise se tij ambientale mund te kontribuoje ne perhapjen e mundesive te reja projektuese dhe ndertimore si dhe te permiresoje me tej imazhin e kryeqytetit. Karakteristikat e nivelit te ekselences duhet te shprehen nga nivele te larta cilesie jo vetem arkitektonike dhe konstruktive por edhe funksionale me standard te larte pademshmerie per shendetin dhe komfort ambiental e te brendshem thuhet me tej ne rregullore per kerkesat e projektit.

Rregullorja e konkursit

Konkursi do te zhvillohet vetem me nje faze.
Kuvendi i Shqiperise do te organizoje ne Tirane nje ekspozite ku do te paraqiten projektet pjesemarrese nepermjet materialeve grafike informatike si dhe maketet. Kjo ekspozite do te jete e hapur per publikun e gjere me qellim qe ai te njihet dhe te shprehet mbi preferencat e tij per projektet e paraqitura.

Vleresimi i publikut
Rezultati i vleresimit te publikut do te jete ne formen e nje klasifikimi projektesh me tri vende
1. Vendi i pare - 15 pike
2. Vendi i dyte - 10 pike
3. Vendi i trete - 5 pike

mimet dhe rimbursimet
Ne perfundim te konkursit komisioni do te percaktoje fituesit e cmimeve te tij te cilet do te jene si me poshte
1. mimi per projektin e klasifikuar ne vendin e pare me nje vlere prej 70 000 eurosh.
2. mimi per projektin e klasifikuar ne vendin e dyte me nje vlere prej 35 000 eurosh.
3. mimi per projektin e klasifikuar ne vendin e trete me nje vlere prej 20 000 eurosh.
Pervec projekteve fitues investitori do te njihet nje vlere per secilin nga projektet pjesemarres si rimbursim per shpenzimet e bera.

Kalendari i konkursit
Hartimi dhe dorezimi i projekteve 21.12.2010-08.03.2011
Puna nga Sekretaria Teknike 09.03.2011-12.03.2011
Ekspozimi i projekteve publikut 12.03.2011-18.03.2011
Puna e jurise dhe shpallja e cmimeve mars 2011

Studimi per token

Nje studim i bere nga disa gjeologe per sheshin e ndertimit ne nentoken e tij rekomandohet qe te merren masa gjate ndertimit te projektit. Gjate punimeve per studimin e sheshit te ndertimit u takua ne nivel te ujerave nentokesore i cili ndodhet ne thelluesit 37 - 45m nga siperfaqja e tokes natyrale. Ne rast se projekti parashikon ambiente nentokesore duhet te kihen parasysh masat inxhinierike qe duhet te planifikohen perpara kryerjes se germimeve per hapjen e themeleve
te ketij kompleksi thuhet ne studim.

Vleresimi i publikut

Me projektet e paraqitura Kuvendi i Shqiperise do te organizoje ne Tirane nje ekspozite ku do te paraqiten projektet pjesemarrese nepermjet materialeve grafike informatike si dhe maketet. Kjo ekspozite do te jete e hapur per publikun e gjere me qellim qe ai te njihet dhe te shprehet mbi preferencat e tij per projektet e paraqitura. Vleresimi i publikut do te perfshihet ne kriteret e vleresimit
te konkursit me 15 pike.

Kerkesat per projektin

Kompleksi i ri parlamentar i cili do te ndertohet ku ndodhet Piramida parashikon te kete me se 17 010 metra katrore zyra. Projektit i kerkohet edhe nje apartament me se 250 metra katrore per kryetarin e Kuvendit i cili do te mund te banoje ne te si dhe te prese homologet e tij ne vizita zyrtare. Por per kreun e Kuvendit do te kete edhe nje restorant me vete prej 70 metrash katrore me kapacitet prej 30 vetash per ta perdorur per dreka e darka zyrtare. Sipas projektit te ri do te kete me se 13 salla per komisione parlamentare si dhe 2 salla per konferenca shtypi. Do te kete edhe nje salle per mbledhje komisionesh te perbashketa.
Parashikohet te kete edhe salla per biblioteken apo salle leximi per
arkiven e Kuvendit te Shqiperise.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›