E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Rama e do Shqipërinë serbisht, do bëjmë protesta të fuqishme për ta larguar

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se e do Shqipërinë serbisht duke iu referuar vizitës së tij në Beograd për Ballkanin e Hapur. Jashtë Kuvendit, Berisha tha për mediat se do të organizojë protesta të fuqishme kundër qeverisë, e cila ka braktisur njerëzit.

“Do të ketë protesta të fuqishme. Do të mblidhet fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, do të miratojë një agjendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave shqiptarë. Largimi i mazhorancës është shpëtimi i Shqipërisë. Armiku i egër për çdo shqiptar është Edi Rama. Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë. Rama ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht dhe atje do të shkojë, nëse e lejojnë. Ai duhet të japë llogari për të gjitha vjedhjet para ligjit shqiptar, ato vepra penale bëjnë shumë dekada dënim për Edi Ramën”, tha Berisha.

Berisha tha se qeveria dhe Kuvendi nuk kanë merakun e qytetarëve dhe se në këtë kohë krize askush nuk mendon për t’i ndihmuara ta. Berisha tha se Rama po shfrytëzon bordet komuniste për të vjedhur shqiptarët.

“Edi Rama thirri parlamentin në ditën e  nderimit të Shën Terezës, ditë e cila, inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshire, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe në nevojë. Sot kjo seancë të thuash se ishte në seancë pagane turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte asnjë rresht të vetëm, asnjë nen dhe vendim të vetëm për qytetarin shqiptar,. Kujtoj se dy ditë më parë jo qeveria gjermane qe dha 46 miliardë euro, por qeveria e Kosovës, akordoi pr qytetarët e saj, 100 euro për çdo pensionist, student, punonjës ndërmarrjeje publike, 50 euro për punonjësit e administratës publike. Dyfishoi ndihmën, e tëra kjo për t përballuar çmimet. Që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta janë 30% më të ulëta se në Shqipëri. Ky parlament nuk ka nen as ligj për të mbështetur shqiptarët në nevojë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme duke shfrytëzuar bordet komuniste me ndihmën e Edi Ramën. Ky parlament ngrihet me krimin e votës dhe sistemin e patronazhistëve.”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›