E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta nga Berati: Rama e ka mbushur kupën, do zbresim në shesh dhe do ta palosim

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur me një gjuhë të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij ai është një kleptoman që vjedhjen e ka sëmundje. Para strukturave të partisë në Berat, Meta thotë se Rama e ka mbushur kupën dhe se vendi ka nevojë për të risjellë demokracinë.

Teksa e akuzon Ramën se e ka kthyer Shqipërinë si çifligun e tij, Meta thotë se me protestat e fuqishme që do të organizojë duke zbritur popullin në shesh “do ta palosin Ramën”.

“Dua atë bëj të qartë nga Berati se kupa jo vetëm është mbushur për është ardhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish liderishipin e opozitës. Tani është koha, t’ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Sa herë të dojë populli. Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ju palosim ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë Edi Ramën. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje.  Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. ne do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion” tha Meta.

Për Metën, Rama vuan nga kleptomania, ndërsa ironizoi se “me aq sa ka vjedhur ai, Ilir Meta do të kishte bërë një rrugë nga Berati në Londër”. Lidhur me rritjen e çmimeve, Meta tha se Rama nuk po i ndihmon qytetarët.

“Rama është kleptoman, edhe ky ka këtë sëmundje të vjedhë të vjedhë të vjedhë. 2/3 e Shqipërisë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. E patë paketën e qeverisë në Kosovë? Kosova ka bërë edhe paketa të tjera gjatë vitit Me kaq lekë sa ka mbledhur Edi Rama, Ilir Meta do të kishte bërë një rrugë nga Berati në Londër”, tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›