E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama e shnderroi PS-ne ne sipermarrje ndertimi

Berisha ne Shengjergj do komune me rruge te re. Vizat do hiqen goditem korrupsionin opozita shpif.

Kryeministri Sali Berisha kritikoi dje qendrimin e opozites ndaj zhvillimeve te vendit dhe i beri thirrje te heqe dore nga politika e krizes e cila sipas tij vetem e ndan Partine Socialiste nga qytetaret shqiptare. Nga Shengjergji ku mori pjese ne perurimin e dy veprave infrastrukturore te kesaj komune z. Berisha akuzoi kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit. Per kreun e qeverise sistemi i gjobave i zbatuar nga njerezit prane kryebashkiakut Rama eshte edhe arsyeja e vetme se perse kryeqyteti po perjeton krizen me te thelle te ndertimit.

do dite - vijoi ai - kreret e Partise Socialiste u bien sirenave te krizes. Kriza ekziston vetem ne mendjet e tyre. Kriza ekziston vetem ne shpirtin e tyre sepse ata besojne se vetem me krize mund te vijne ne pushtet. E keqja juaj e mira e tyre Keta zoterinj qe kane shnderruar partine e tyre ne nje sipermarrje ndertimi keta dasmojne dhe hedhin Napolonin me leje ndertimi keta zoterinj gjobisin me 20 per qind cdo ndertues ne Tirane keta zoterinj nuk lejojne nje te huaj te investoje ne kryeqytet vetem e vetem se te huajt nuk pranojne te japin 20-perqindeshat. Keta zoterinj nga mengjesi deri ne darke mohojne cdo gje shpifin trillojne - nenvizoi Berisha. Deklarata e kreut te qeverise u be gjate perurimit te rikonstruksionit per rrugen Qafe-Priske - Shengjergj. Sipas Berishes rruga e re shkurton distancen ne 1 ore e 15 minuta. Kryeministri me tej theksoi se rruga e re do te nxjerre ne pah edhe vlerat e kesaj komune. Para banoreve te kesaj zone Berisha premtoi ndertimin e rrugeve te reja ne cdo komune te vendit. Edhe ata te cilet jetojne ne Tirane te kene lakmi te jetojne ne Shengjergj te jetojne pas Dajtit. Ne jemi te vendosur te ecim ne procesin e integrimit. Une ju garantoj ju se me reformat qe kemi ndermarre me luften me zero tolerance ndaj krimit dhe korrupsionit gjate ketij viti ju do te levizni te lire ne mbare Evropen. Vizat do te hiqen. Ne po bejme cdo perpjekje per te luftuar varferine - u shpreh Berisha. Per Kryeministrin Berisha edhe kete mandat qeverises investimet ne infrastrukture mbeten prioritete te qeverise. Vetem ne qarkun e Tiranes gjate pese viteve te fundit jane ndertuar 510 km rruge nga te cilat 125 rruge kombetare dhe 320 rurale me grantet e qeverise vendore ndersa 80 km te tjera jane investuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kryeministri Berisha hodhi poshte edhe akuzat e opozites per krize ekonomike. Ai i ftoi deputetet socialiste te njihen me reformat e ndermarra nga mazhoranca duke u kujtuar se lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit ndezi driten jeshile per liberalizimin e vizave. Kryeministri Berisha tha se investimet ne infrastrukture jane prioriteti kryesor i qeverise se tij pasi i konsideron rruget e reja si hap madhor ne luften kunder varferise. Deri ne fund te ketij mandati ne axhenden e Kryeministrit Berisha eshte gjithashtu edhe rritja e rrogave dhe pensioneve.
Ne fund te ketij mandati nuk do te kete komune ne Shqiperi qendra e se ciles te mos jete e lidhur me rruge kombetare. Deri ne fund te ketij mandati qytetaret shqiptare do te kene rritjen me te madhe te rrogave se te gjithe qytetaret e tjere edhe pensionistet do te kene rritjen me te madhe - u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›