Paloka Rames Kadrovski te akuzoi se i vrave gruan per droge

Mbi Ramen rendojne akuzat per lidhjet me klanin Gina. Akuzat e Dondollakut ne prokurorine e Firences se je lidhje e tij.
Demokratet ashpersuan dje sulmet ndaj kryetarit te PS-se Edi Rama per lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin duke e cilesuar ate si njeriun ne politike me i akuzuar per drogen dhe si drogmen. Deputeti demokrat Edi Paloka informoi dje publikun se ndaj Edi Rames rendojne akuza me te renda te trafikut te droges. Rendojne lidhjet me klanin Gina me te cilin ndertove nje ndermarrje te perbashket Kino Republiken pastaj i more pasurine dhe shtepine rendojne akuzat e Kadrovskit qe te akuzon me shkrim prane autoriteteve italiane se i ke vrare te shoqen per nje thes droge. Rendojne akuzat e Dondollakut ne prokurorine e Firences se je lidhje e tij rendojne akuzat e ish-ministrit Prifti se te ka gjetur dy here ne zyre me doze droge te kushtueshme 3000 euro. Ne politiken shqiptare ti je njeriu me i akuzuar per drogen dhe si drogmen - u shpreh z. Paloka.
PD Mustafaraj Deputetet e Rames vjedhin fondet e bashkise
PD-ja permes zedheneses Albana Mustafaraj iu kunderpergjigj deklaratave te kreut te PS-se Edi Rama para banoreve te Shkodres se deputeti Ilir Beqja ka shkelur Kushtetuten e vendit duke perfituar para nga buxheti i Bashkise se Durresit.
Sipas znj. Mustafaraj deklarata e Rames ne bazen socialiste tregoi se deputeti Ilir Beqja ka pervetesuar parate publike nga Edvini i Durresit per inat te Kryetares se Parlamentit.
Keshtu Kushtetuta e Shqiperise sipas Rames perkthehet se mund te perfitosh parate e popullit per inat te Kryetares se Kuvendit apo sipas tij po bojkotove Parlamentin ke te drejte te vjelesh taksapaguesit shqiptare - tha zedhenesja e PD-se. Znj. Mustafaraj akuzoi me tej se kapoja i bllokmeneve te rinj z. Rama pa u skuqur e pa u zverdhur nisi te trillonte kur tha se bllokmeni tjeter Ilir Beqja pervetesoi parate se znj. Topalli i preu rrogen. Ky eshte nje tjeter trillim i radhes i bllokmeneve pasi sipas tyre pasuria publike eshte vetem per tu vjele e per tu pervetesuar. Partia Demokratike i thote z. Rama se sipermarrja juaj eshte e pamundur pasi si ti ashtu edhe bllokmenet e tjere keni vetem nje alternative te respektoni Kushtetuten e ketij vendi - konsideroi ajo. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj permendi se Kushtetuta e Shqiperise ne paragrafin 3 te nenit 70 te saj percakton ne menyre taksative se nuk perfitohet nga fondet publike por ju jeni fatkeq qe besoni genjeshtrat.
Z. Rama Partia Demokratike ju fton te vini e te merrni faturen e dates 22 maj te vitit 2010 ku deputeti Ilir Beqja ka pervetesuar kestin e fundit te parave publike pra disa muaj pasi kishte hyre edhe ne Parlament - perfundoi znj. Mustafaraj.
PD Doda Beqja perfitoi 9.2 milione leke
Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda ne nje deklarate per shtyp akuzoi deputetin socialist Ilir Beqja se ka shkelur Kushtetuten dhe ka genjyer publikun. Sipas Dodes vetem nje dite pas daljes nga greva e urise se opozites ne sheshin para Kryeministrise Beqja ka marre kestin e radhes prej 92 milione lekesh nga Bashkia e Durresit. Deputetja e PD-se Mesila Doda u shpreh se Beqja shkeli Kushtetuten e vendit kur perfitoi tenderin e Bashkise se Durresit disa muaj pasi kishte fituar mandatin e deputetit. Deputeti Ilir Beqja ka genjyer publikisht. Ai ka marre nga Bashkia e Durresit 92 milione leke. Vetem gjate vitit 2010 Beqja ka marre 240 milione leke nga parate e taksapaguesve. Pas mega-aferes 100 milione euro ky eshte skandali i radhes se bllokmeneve te rinj dhe kryetarit te tyre - theksoi deputetja Doda. Dy dite me pare nje grup deputetesh te Partise Demokratike depozituan nje kerkese per heqjen e mandatit te Beqes pasi kishte shkelur ligjet duke marre pjese ne tendera publike pasi kishte marre mandatin e deputetit. Vetem gjate vitit 2010 Beqja ka marre 240 milione leke nga parate e taksapaguesve. Pas mega-aferes 100-milioneuroshe ky eshte skandali i radhes se bllokmeneve te rinj dhe kryetarit te tyre - tha Doda.