E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, eja të votojmë më 6 gusht, jo në pretekste absurde

Bledar Hoti

Kryesocialisti: Kryeministri noton në një det gënjeshtrash

Lideri i mazhorancës, pjesën më të madhe të fjalimit të tij para deputetëve ia ka kushtuar rekordit të tij në not dhe çështjes së imunitetit. Nga Londra, në Dhërmi. I entuziazmuar dhe i pushtuar tërësisht nga shpirti olimpik. Dita e djeshme ishte dita e parë pas një viti që unë u futa në det. E para dhe absolutisht nuk nisa notin me idenë për të thyer rekordin, por siç është bërë norma, të bëj nxemje. Deti nuk më lëshonte, nuk mund të ndalesha. Dhe kam pasur, u them me sinqeritet, notin që kam bërë më lehtë ndonjëherë në garat me veten time. Sa më shkonte mendja të nisesha nga Kepi i Gjuhëzës, sepse rojet nuk më ndiqnin dot. Nuk më shkonte skema. E lashë këtë. Natyrisht theva rekordin e vjetshëm, nga 131 minuta, në 141 minuta këtë vit, tha Berisha. Më pas Kryeministri foli për çështjen e imunitetit: Data 6 gusht është e përcaktuar me ujdi të plotë nga i gjithë spektri parlamentar i vendit, është datë e përcaktuar me konsensus në datën 12 korrik, në seancën e Parlamentit. Nëse ti nuk do, thuaju zotëri se unë nuk mund të prek imunitetin e miliarderëve të mi. Dje ata bënë një akt të veçantë, deklaruan se ne jemi të gatshëm të rrimë pa imunitet. Por tre prej tyre nuk u shprehën, për të mos thënë edhe më i rëndësishmi i tyre, i cili është edhe Eminenca gri i PS-së, defakto, nënkryetari i saj, zoti Kokëdhima, tha Berisha. Më tej ai theksoi se kjo është njëra anë. Ana tjetër është se ai nuk lejoi këta zotërinj të votojnë heqjen e imunitetit. Ai i krahason ata me republikanët. Këta thotë ai, kanë hyrë në politikë si republikanë. As Sterkaj vetë nuk e pranon këtë punë. Vetëm ai mund ta bëjë një krahasim të tillë. Kaq shumë është i detyruar ndaj atyre, kaq shumë është i kurbuar ndaj tyre, saqë i duken si republikanë. Ngadalë-ngadalë, ai do të thotë se PS është një parti republikane. Fjalën më të vështirë që ka për të shqiptuar ky zotëri është fjala socialiste. E thotë ndonjëherë a thua sikur ka bërë ushtrime logopedie, për ta nxjerrë atë fjalë. Njëherë ia nis me as djathtas as majtas, pastaj me përtej së djathtës e së majtës, pastaj e katandis kokoshin një thelë, në Parti Socialiste. Në lidhje me këto akuza, ka reaguar dhe kreu i PS-së, Edi Rama. Saliu, not në një det gënjeshtrash e ankesash, pasi s’bën dot detyrën për faj të opozitës: S’kam faj, një copë kryeministër jam, s’më lë opozita!. I shkreti kryeministër, se lë opozita të luftojë krimin e korrupsionin, të hapë vende pune e integrojë Shqipërinë në BE! Gjynah, ska faj, ska asgjë në dorë. Po ama ato që ka në dorë, i bën më mirë se askush. Kryeministri gënjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton e nuk plaket, – shkruan Rama në faqen e tij sociale. Opozita nga ana e saj, ka bërë të ditur se nuk do të votojë më 6 gusht ndryshimet kushtetuese.

Berisha

As Sterkaj vetë nuk e pranon këtë punë. Vetëm ai mund ta bëjë një krahasim të tillë. Kaq shumë është i detyruar ndaj atyre, saqë i duken si republikanë

 Rama

Saliu, not në një det gënjeshtrash e ankesas pasi s’bën dot detyrën për faj të opozitës: S’kam faj, një copë kryeministër jam, s’më lë opozita

Berisha: Rama, eja të votojmë më 6 gusht, jo në pretekste absurde burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›