E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Probleme me pronat e grupeve fetare

Gazeta Shqip

Ligji – Sipas ligjit, Ministria e Arsimit duhet të licencojë këto shkolla dhe kurrikulat duhet të zbatojnë standardet kombëtare.

Licencat – Grupet katolike dhe myslimane nuk kanë pasur problem për të marrë licencat për shkolla të reja që operojnë në të gjithë territorin

Ortodoksët – Kisha ortodokse operon në shkolla fetare, një universitet dhe një qendër arsimore për të trajnuar klerikët e saj që operojnë në vend

Bektashinjtë – Grupi fetar bektashi ka gjithashtu qendra trajnimi për klerikët e tyre. Nuk ka raportim për abuzime në lidhje me liritë fetare në Shqipëri

Pronat - Çështjet e pronësisë kanë probleme në bazë të regjistrimit dhe zotërimit të tokës, gjë që krijon mjaft vështirësi në sigurimin e dokumenteve

Raporti vjetor mbi të drejtat religjioze: Katër komunitetet gëzojnë privilegje

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin vjetor për lirinë fetare, thekson se në ligj, Shqipëria është një vend shekullor. Sipas Kushtetutës, nuk ka një fe zyrtare dhe të gjithë fetë janë të barabarta, megjithatë, myslimanët suni, bektashinjtë, ortodoksët dhe komuniteti katolik gëzojnë njohjen (nga festat zyrtare) dhe statusin social, në bazë të statusit të tyre social në vend. Ligji i miratuar në vitin 2010 për antidiskriminimin dhe krijimin e komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi, mbron edhe të drejtat fetare. Gjithsesi, institucioni nuk ka stafin dhe fondet e mjaftueshme. Komiteti Shtetëror për Kultet, në juridiksionin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është i ngarkuar të rregullojë marrëdhëniet mes qeverisë dhe komuniteteve fetare, të mbrojë liritë religjioze dhe të promovojë bashkëpunimin ndërfetar. Aktualisht asnjë organizatë nuk ka pasur vështirësi të ushtrojë aktivitetin e saj. Qeveria nuk i licencon apo regjistron grupet fetare; pasi grupet fetare mund të sigurojnë regjistrimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës në bazë të ligjit për organizatat jofitimprurëse. Gjykata furnizon organizatat fetare me statusin e shoqatës jofitimprurëse në rrafshin fetar dhe humanitar. Regjistrimi u garanton grupeve fetare të drejtën e një llogarie bankare dhe të drejtën e pronës në bazë të nivelit të pagesës së taksave. Katër besimet fetare tradicionale kanë firmosur një marrëveshje në vitin 2008, e cila i garanton përjashtimin nga taksat dhe privilegje të tjera. Neni 10 i Kushtetutës bën thirrje për marrëveshje të veçanta bilaterale për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe komuniteteve fetare. Kisha Katolike Romane ka lidhur një marrëveshje të tillë që në vitin 2002. Në vitin 2008, qeveria firmosi një marrëveshje me myslimanët, ortodoksët dhe bektashinjtë. Qeveria firmosi një marrëveshje dypalëshe me Vëllazërinë Evangjelike të Shqipërisë (VUSH), një organizatë ombrellë protestante në vitin 2010. Këto marrëveshje njohin krijimin e pronave dhe përjashtimin nga taksat.

Megjithatë, ka ende sfida në lidhje me çështjet e rikthimit të pronave për organizata të veçanta. Sipas Ministrisë së Arsimit, shkollat publike janë shekullare (laike) dhe ligji ndalon indoktrinimin fetar. Feja nuk mësohet në shkollat publike. Sipas raportit të DASH, ka 135 shoqata dhe fondacione që menaxhojnë 102 institucione arsimore. Sipas ligjit, Ministria e Arsimit duhet ti licencojë këto shkolla dhe kurrikulat duhet të zbatojnë standardet kombëtare. Grupet katolike dhe myslimane nuk kanë pasur problem për të marrë licencat për shkolla të reja. Kisha ortodokse operon në shkolla fetare, një universitet dhe një qendër arsimore për të trajnuar klerikët. Bektashinjtë kanë gjithashtu qendra trajnimi për klerikët e tyre. Nuk ka raportim për abuzime në lidhje me liritë fetare. Grupet religjioze kanë kërkuar, në bazë të një peticioni, rikthimin e pronave të marra nga regjimi komunist. Çështjet e pronësisë kanë probleme në bazë të regjistrimit dhe zotërimit të tokës, gjë që krijon mjaft vështirësi në sigurimin e dokumenteve për të ndërtuar një institucion fetar. Komuniteti Mysliman Shqiptar vazhdon të kërkojë lejen për të ndërtuar një xhami në bazë të tokës së rikthyer. Në nëntor, kreu i Bashkisë së Tiranës publikoi dhënien e lejes për të ndërtuar një xhami të re në sheshin qendror të Tiranës.

2008 - Katër besimet fetare tradicionale kanë firmosur një marrëveshje në vitin 2008, e cila i garanton përjashtimin nga taksat

Kushtetuta - Neni 10 i Kushtetutës kërkon marrëveshje të veçanta bilaterale për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe komuniteteve

Katolikët - Kisha Katolike Romane ka lidhur një marrëveshje të tillë dypalëshe me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që në vitin 2002

Marrëveshja - Në vitin 2008, qeveria e Shqipërisë firmosi një marrëveshje dypalëshe me komunitetet fetare myslimane, ortodokse dhe bektashinjtë

Evangjelistët - Qeveria firmosi një marrëveshje dypalëshe me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH), një organizatë ombrellë protestante në vitin 2010

DASH: Probleme me pronat e grupeve fetare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›