E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, fajtor per dosjet

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryesocialistin dhe njekohesisht kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama per ligjin e dosjeve dhe projektbuxhetin e kryeqytetit. Gjate konferences per shtyp mbi pjesemarrjen ne Forumin Boteror Ekonomik te Davosit Berisha tha se arkivi i dosjeve familjare te Edi Rames ka qene i vetmi problem qe ka penguar fund e krye konsensusin me Partine Socialiste lidhur me ligjin e lustracionit, konsesus te cilin maxhoranca e ka kerkuar per 2 vite me radhe. "Nje problem eshte ai qe e pengoi fund e krye konsensusin me PS, te cilin e kerkova per 2 vjet rresht, dhe ky ka te beje me arkivin e dosjeve familjare te Edi Rames dhe kete dua t'jua them me pergjegjesine me te plote. Eshte nje arkiv i tmerrshem. Ai eshte nje njeri i mbajtur peng dhe ky eshte problem i madh. Une kurre nuk bej pergjegjes femijen per te atin", tha Kryeministri Berisha. Akuzat ne adrese te Rames, u bene dhe ne emer te buxhetit te Tiranes. "Edi Rama e ka rrezuar vete buxhetin e bashkise se Tiranes, pasi nuk duhet te ikte kur votohej buxheti, por duhet te ishte aty per ta mbrojtur me transparence dhe per t'ia paraqitur ate projekt me projekt keshilltareve te kryeqytetit", deklaroi Berisha. Per te cilin, kjo maxhorance eshte per miratimin e buxheteve kudo qe ato do te jene. Kryeministri u shpreh nder te tjera se "Rama kishte frike nga katrahura qe kishte bere, ndaj dhe mendoi se do te mashtronte qytetaret e Tiranes. "Nuk mund te pranonim ne buxhetin, pasi ai ka marre per keshilltare femijet e shokeve duke i paguar me shume se ministrat. Gjithashtu ka mbajtur dhe 6 milione per fushaten elektorale", deklaroi Berisha. Lidhur me deklarimet e fundit ne media mbi kontestimet e Presidences ceke te BE, ndaj ligjit te lustracionit ne Shqiperi, Kryeministri serish ia faturoi fajin Rames. "Problemi eshte te kontrolli qe kryetari i opozites dhe i bashkise ushtron mbi mediat, i cili i shtyn dhe i detyron ato te deformojne ne menyre te tmerrshme te vertetat qe lidhen me shqiptaret", tha ai. Kreu i qeverise adresoi akuza te ashpra ndaj kundershtarit te tij politik socialist, edhe per nje raport te Bankes Boterore per abuzimet me ndertimet ne jug te vendit, projekti qe drejtohet nga dhendri i kryeministrit, duke akuzuar dhe mediat e marra peng me premtimin se do ti beje drejtuesit deputete apo ministra. Por edhe akuzave qe opozita beri nje jave me pare ne Kuvend per Berishen se ka deshmuar gjate kohes se komunizmit per denimin me vdekje te qytetarit, Hysen Sheshori, kryeministri ka ngritur supet duke u shprehur se "Nuk e njoh kete njeri!", duke bere paralelizma me Berluskonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›