Nadal triumfon ndaj rivalit, Federer
Rafael Nadal mposhti Roxher Federerin, pas pese seteve, ne "Australia Open", kete te shtune. Nadal fitoi ndeshjen pas nje ndeshje, qe ishte nder me te gjatat ne histori, ku iu deshen plot 4 ore dhe 23 minuta kohe per te mundur kundershtarin ne fund, me keto shifra: 7-5, 3-6, 7-6 (3), 3-6, 6-2. Federer eshte perpjekur qe te barazoje rekordin e Pit Samprasit, qe fitoi 14 tituj. 27-vjecari nga Zvicra nuk mundi dot te perballonte lotet, pas ndeshjes finale. "Ndoshta do te perpiqem me vone. Kete radhe me denoi zoti," - tha Federer, i deshperuar. Ai pergezoi Nadal, duke e pershendetur: "Ju e merituat ate. Zhvilluat nje finale te madhe." Nadal e mori trofeun, i perqafuar nga Federer. "Roxher, te kerkoj ndjese per sot. E di mire se cfare ndjeni ne kete moment," - i tha Nadal. "Duhet te dini se jeni nje kampion i madh, nje prej me te medhenjve ne histori." Me tej shtoi: - "Te marresh kete trofe nga Rod Laver, ka qene nje enderr per mua." Nadal ka fituar pese nga shtate finale "Grand Slam", kunder Federer. Nadal mundi Federer ne finalen shkuar te "French Open" , duke i marre vendin e pare ne renditjen e pergjithshme te tenisit boteror. Finalja e djeshme eshte cilesuar si nder me spektakolaret e viteve te fundit.