E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi i "KJ": Te votohet buxheti i Tiranes

Sondazhi i javes qe u mbyll, ne faqen zyrtare online te gazetes "Koha Jone", evidentoi deshiren e qytetareve qe buxheti i bashkise se Tiranes per vitin qe ka hyre te kaloje per miratim ne Keshillin Bashkiak.

Ne sondazh, moren pjese 5735 qytetare, nder te cilet 4908 ose 85.6 per qind votuan pro miratimit te buxhetit qe ka kaluar per shqyrtim dhe qe eshte shtyre disa here deri tani dhe qe pritet te kaloje sot ne nje tjeter perpjekje per votim.

Nderkohe, 827 qytetare, lexues dhe pjesemarres ne sondazhin e gazetes "Koha Jone", vleresuan se ky buxhet nuk duhet te kaloje per miratim.

Diten e sotme, pritet qe ne Keshillin Bashkiak te zhvillohet mbledhja per shqyrtimin edhe nje here te projektbuxhetit qe ka hartuar Bashkia e Tiranes per vitin 2009. anetaret e PD ne Keshillin Bashkiak kane vleresuar se ku buxhet nuk duhet miratuar dhe kane dhene voten kunder. Demokrateve u jane bashkuar edhe anetaret e LSI ne Keshillin Bashkiak, te cilet po ashtu, kane dhene voten kunder duke e rrezuar buxhetin e pergatitur nga bashkia. Kreu i saj Edi Rama ka vleresuar se rrezimi i buxhetit permes bashkimit te votave Berisha-Meta eshte nje dem i drejtperdrejte qe u behet qytetareve qe presin te realizohen investimet e planifikuara per vitin ne vazhdim.

A duhet miratuar buxheti i Bashkise se Tiranes?

PO 85.6% ose 4908 vota

JO 14.4% ose 827

Vota ne total: 5735


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›