Berisha: “Rama, fitimtar me rezultatin paraprak"

Pas daljeve të here pas`hershme të deputetëve të dy palëve dhe kandidatëve për Bashkinë Tiranë, në daljen e radhës, kryeministri Sali Berisha deklaroi se votat janë numëruar drejte dhe në mënyrë transparente, por për të marrë një rezultat përfundimtar, duhet pritur vendimi nga KQZ-ja.
“Këto vota, u vlerësuan, u numëruan në një sistem më trasparent që eksizton mbi dhe. Këto vota u numëruan para të gjithë shqiptarëve, madje pati kuti të cilat u numëruan nga mediat dhe u ndoqën nga mbarë shqiptarët. Në rast se votat, numërimi, procesi në të gjithë vendin nuk shënoi konfliktualitetin më të vogël, por me kundërshtirat më të pakta, në Tiranë ndodh e kundërta”.
“Në datën 14 maj, të 11 minibashkitë e Tiranë përfunduan numërimin e votave , dhanë një rezultat i cili në momentin më të fundit, madje dhe pas mbylljes së numërimit nxorri kandidatin e PS me 10 vota para. Ligji shqiptar i zgjedhjeve, nuk ka autorizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatin paraprak apo të përkohshëm, por de facto teknologjia e numërimit të votave e jep këtë automatikisht. Ky rezultat nuk është vënë në diskutim as edhe një herë të vetme nga askërkush, ky rezultat është shpallur nga kryetari i KQZ, në daljen e tij televizive si rezultat paraprak, por nuk u shpall zyrtarisht, pasi ligji shqiptar e autorizon KQZ të shpallë vetëm rezultatin përfundimtar, vetëm pas përfundimit të sistemit të ankesave”, deklaroi kreu i qeverisë.
Duke e cilësuar veten fitimtar, kryeministri kërkoi që të numerohet çdo vote dhe pse ka hasur kundershti nga kreu opozitar Rama.
“Të mos numërohet asnjë votë. Dhe pse kjo, vetëm e vetëm sepse dikush, i cili është Rama, ka vendosur të shpallet fitimtar me rezultatin paraprak. Rezultati deri tani janë numëruar 66 , mund të jenë edhe shumë të tjera. Këto vota me ligjin shqiptar të zgjedhjeve, janë vota të vlefshme”.
Duke e cilësuar si procesin zgjedhor më dinjitoz, shefi i qeverisë deklaroi se KQZ-ja po vepron si një komision zonal, duke u marrë ne imtësi me të gjithë këtë procedurë.
“Kjo votë meriton administrim të plotë, sikundër i nënshtrohet procesit të kundërshtimit. Një rezultat i ngushtë me dhjete vota, në prani të 4 mijë votave të pavlefshme, e bën automatik rinumërimin e votave” deklaroi me tej Berisha.