PS, protesta në Pogradec dhe Gjirokastër

Protestat e Partisë Socialiste janë përshkallëzuar në qytetet jugore, si në Tepelenë, Gjirokastër, në pikën doganore të këtij qyteti dhe në Pogradec. Simpatizantët e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës kanë bllokuar aksin Kakavijë-Gjirokastër dhe Tepelenë per disa orë me radhë.
Rruga ka mbetur e bllokuar jo vetëm nga turmat e simpatizantëve, por edhe nga djegia e gomave në mes të rrugës së qarkullimit te automjeteve duke e bërë atë të pakalueshëm.
Ndërkohë pak minuta më vonë, edhe në qytetin e Pogradecit dhjetra simpatizantë të Partisë Socialiste kanë marshuar nëpër qytet duke bllokuar më pas edhe aksin nacional Pogradec-Tiranë. Simpatizantët të udhëhequr edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste si Olta Xhacka, Mimi Kodheli, Alfred Dalipi, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal Niko Peleshi, Gëzim Topciu kanë udhëheqeur turmën.
Mësohet se në protestë, kanë marrë pjesë rreth 200 persona nga i gjithë qarku i Korçës, ndërsa kanë bllokuar për disa orë, aksin nacional me masive të mëdhenj me gurë.