E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama fitues në rezultat paraprak, por tani KQZ po funksionon si komision zonal

Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp para pak minutash tha se rezultati paraprak njeh Ramën si fitues, por ai nuk është rezultati përfundimtar.

Vendi, kombi, kaloi një proces zgjedhor ndër më dinjitozët në tërë historinë e tij. Një proces zgjedhor në të cilin, në prani të mijëra vëzhguesve vendas e të huaj, votuan me votën e zemrës për atë që deshën, për platformën që besuan, për kandidatin më të mirë. Këto vota u vlerësuan e u numëruan në një sistem më transparentin që ekziston sot mbi dhe. Këto vota u numëruan para të gjithë shqiptarëve, madje pati kuti të cilat u numëruan nga mediat dhe u ndoqën nga mbarë shqiptarët. Në rast se votimi nuk shënoi asnjë konfliktualitet, në Tiranë ndodh e kundërta. Me datën 14 maj, 11 minibashkitë e Tiranës përfunduan numërimin e votave dhe Edi Rama doli me 10 vota para, tha Berisha. Kryeministri madje tha se edhe Ristani e ka shpallur Ramën fitues.

Ndonëse ligji shqiptar nuk parashikon, nuk ka autorizuar KQZ-në të shpallë rezultatin paraprak, por de facto teknologjia e numërimit e jep këtë automatikisht me mbylljen e numërimit.

Ky rezultat nuk është vënë në diskutim nga askurrkush. Ky rezultat është shpallur nga kryetari i KQZ në daljen e tij televizive.  Ligji autorizon KQZ-në të shpallë vetëm rezultat përfundimtar pas përfundimit të sistemit të ankesave. Pavarësisht nga kjo është theksuar që de facto ky është rezultati paraprak. Në krahun tjetër, po me datë 14, kryetari i PS e deklaroi veten fitimtar. Në deklaratë nuk e përmend kurrë rezultatin përfundimtar, tha kryeministri.

Sipas Berishës, votat e kontestuara duhen rivlerësuar. Ishin 300 të tilla, tha Berisha.

Me hapjen e kutive të tjera, të këshillit bashkiak, të minibashkive, rezultoi që një numër votash të kandidatëve për kryebashkiak ishin hedhur gabimisht nga qytetarët, të cilët për një arsye ose një tjetër. Ata që votonin për herë të parë kishin emocione, 8 përqind e e burrave e 05. përqind e grave nuk dallojnë ngjyrat. Të moshuarit nuk kanë pasur përqendrimin e duhur. Detyra e komisionit është që të adresojë njerëzit tek kutitë. Vërtet ka katër kuti për lehtësira administrimi të votave, por nga ana tjetër, ligji ka urdhëruar komisionin e qendrës së votimit për të marrë masa për të drejtuar qytetarët tek kutitë e votimit. Këto vota u administruan. Aty ishte shprehu shumë qartë qëllimi i zgjedhësve.

Ato i shkuan komisionit zonal për shqyrtim. Ajo që keni parë këto dy ditë në sallën e KQZ-së është komisioni zonal i Tiranës, i cili funksionon me të gjithë rregullat e komisionit zonal. Këshilli zonal po numëron votat e panumëruara deri më sot, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›