E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile: KQZ po deformon procesin për bashkinë e Tiranës

Shoqëria civile ka reaguar mbi atë që po ndodh në lidhje me procesin për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Një pjesë e mirë e organizatave të shoqërisë civile kanë thënë se KQZ po e deformon rëndë këtë process, me veprimet e vet.

Ne jemi të mendimit se KQZ po vepron në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me etikën e detyrueshme për funksionimin e organeve të administratës publike dhe për pasojë vendimet e saj janë jo vetëm të kundraligjshme, por edhe  të pa besueshme për paanësinë e tyre. Ajo çka shohim që po ndodh në KQZ, në këtë fazë përmbyllëse të zgjedhjeve vendore të dt.18 maj 2011, nuk tregon përgjegjegjshmëri në lidhje me fatin e të ardhmes demokratike të vendit dhe  nuk i shërben  besueshmërisë së publikut dhe të faktorëve ndërkombëtare për këto zgjedhje, thuhet në një deklaratë të përbashkët të disa organizatave të shoqërisë civile.

KQZ po kryen veprime duke kapërcyer radhën e punës së përcaktuar në Kodin Zgjedhor gjë, që nuk cënon vetëm anën formale ligjore por edhe atë të përmbajtjes së akteve që nxirren, sepse cënohet procesi i ankimit, gjë që bie ndesh edhe me parimin kushtetues të procesit të rregullt ligjor, thuhet në këtë deklaratë.

Deklarata është nënshkruar nga organizatat dhe individët e mëposhtëm:

1)         Komiteti Shqiptar i Helsinkit

2)         Partneret- Shqiperi

3)         Lëvizja Europiane ne Shqipëri

4)         Instituti IDRA

5)         Qendra Alenanca Gjinore per Zhvillim

6)         Grupimi Ekologjik

7)         Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut

8)         Lëvizja Mjaft

9)         Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare

10)       Instituti Agenda

11)       Qendra e Këshillimit për Gra e Vajza

12)       Andrea Stefani

13)       Qendra për Nisma Ligjore Qytetare

14)       Unioni i Gazetarëve

15)       Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve (CRCA)

16)       Shpëtim Nazarko

17)       Delina Fico

18)       Mustafa Nano

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›