E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist: Shqipëria në prag humnere. Kodi është i qartë: votat nuk duheshin numëruar nga KQZ

Në një shkrim me nota të zymta, revista prestigjioze, The Economist, shkruan se Shqipëria sot është në prag tragjedie. Çfarë tragjedie për shqiptarët, shkruan Tim Judah në këtë revistë. Sipas tij, Shqipërisë i duhej një rezultat i qartë zgjedhor, por ai nuk u arrit pasi Tirana është akoma në diskutim. Sipas Judah, ka pasur një problem me votat e hedhura në kutitë e gabuara. Por gazetari, një njohës i mirë i Ballkanit, thotë se Kodi Zgjedhor e precedentët janë të qartë, votat nuk duhen numëruar nëse janë hedhur në kutitë e tjera.

Në shkrim thuhet se Brukseli është tepër i shqetësuar. Judah përmend vizitën e anuluar të Barrosos e shton se ai do vinte në Shqipëri për të përgëzuar shqiptarët për zgjedhjet e për të thënë se Shqipëria është sërish në rrugën e integrimit. Por kjo duket e tepruar. Judah citon një diplomat të lartë evropian që thotë duke psherëtirë: Pas 20 vitesh, ata duket se nuk mbajnë dot një palë zgjedhje që plotësojnë kriteret bazë evropiane.

Judah thotë se tani gjërat duken në prag gremine dhe Shqipëria mund të hyjë në një cikël dhune. Ditët në vijim do vendosin nëse në Shqipëri do vendosin kokat e nxehta, apo ato të ftohta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›