Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës shpreh shqetësimin për rritjen e tensionit në Shqipëri
Duke iu referuar tensionit të vërejtur pas zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri, Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës bëri sot një deklaratë:
“Unë dëshiroj të bashkoj zërin tim me partnerët e tjerë ndërkombëtarë në thirrjen e tyre për vetëpërmbajtje dhe respekt të plotë ndaj procesit demokratik. Unë u bëj thirrje gjithë liderve politikë të gjejnë një rrugë për të dalë nga kjo krizë, në respekt të institucioneve ligjore dhe të shmangin përshkallëzimin e tensionit në Shqipëri. Shqipëria meriton më shumë”, thotë Thorbjørn Jagland.
