E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE voton Raportin Po heqjes se vizave Rozeta Rapushi

Miratohet raporti per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovines. Me 49 vota pro dhe vetem dy abstenime Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme ne Parlamentin Evropian i tha po heqjes se vizave edhe per dy vendet e tjera te Ballkanit. Liberalizim i cili sipas eurodeputetes iniciuese te ketij raporti Tanja Fajon do te ndodhe para festave te krishtlindjeve. Jam shume e kenaqur qe koleget e mi dhane nje mbeshtetje shume te madhe per vizat per Shqiperine dhe per Bosnje-Hercegovinen. Me kete vendim ne i cojme nje sinjal shume te forte qytetareve te ketyre vendeve se ne jemi gati ti heqim vizat tha Fajon. Ajo shprehu besimin se te njejten mbeshtetje do te jape edhe Parlamenti Evropian gjate diskutimit dhe votimit te raportit me 6-7 tetor si dhe ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian ne 7-8 nentor. Vizat do te hiqen brenda vitit ose me pare per krishtlindje ashtu sic u be edhe vitin e kaluar me tre vendet e tjera te Ballkanit. Nuk ka arsye qe ky vendim te bllokohet ne Parlamentin Evropian apo ne mbledhjen e Ministrave te Brendshem te BE-se pasi kushtet teknike jane permbushur dhe une pres vetem mbeshtetje theksoi Fajon. Sipas saj vendet i kane permbushur kriteret teknike te percaktuara ndonese monitorimi per to vijon. Nga ana tjeter edhe eurodeputetja Emine Bozkurt shprehu vleresimet dhe urimet per votimin e raportit ne komision si hap i madh per liberalizimin e vizave. Parlamenti Evropian eshte ne te njejten linje dhe une jam e sigurte ne miratim te shpejte te ketij raporti. Ata duhet ta votojne sa me shpejt duke ndjekur shembullin tone tha Bozkurt. Ne mbledhjen e paradites se te martes komisioni votoi gjithashtu edhe per opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt. Para ketij vendimi Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme ne Parlamentin Evropian hodhi ne vote edhe amendamentin e paraqitur nga deputeti i majte hollandez Daniel Van Der Stoep. Sipas ketij amendamenti si Shqiperia ashtu dhe Bosnja me pare duhet te terhiqen nga Organizata e Konferences Islamike ne menyre qe kjo rregullore per heqjen e vizave te zbatohet. Gjate votimit amendamenti i Van der Stoep u rrezuar me vetem dy vota pro dhe 49 kunder. Sipas kalendarit te punimeve raporti do te kaloje per votim ne Parlamentit Evropian ne seancat e 6 dhe 7 tetorit dhe me pas miratimi final ne 7 dhe 8 nentor nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian.
Vendimi
Nderkombetaret i japin nje tjeter vleresim Shqiperise duke votuar pro liberalizimit te vizave ne te gjitha vendet shengen. Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme ne Parlamentin Evropian miratoi dje raportin e Tanja Fajon per liberalizimin e vizave.
Kryeparlamentarja Vizat falenderoj PE dhe Fajon
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli falenderoi dje te gjithe koleget e Parlamentit Evropian per vendimin per heqjen e vizave per Shqiperine. Madje Topalli menjehere pas ketij vendimi zhvilloi nje bisede telefonike me eurodeputeten Tania Fajon qe ishte dhe autorja e raportit per liberalizimin e vizave duke i pohuar se kjo eshte nje enderr e madhe qe po behet realitet. Topalli e falenderoi ne menyre te vecante raporteren e PE Fajon per punen dhe perkushtimin e saj ne mbeshtetje te heqjes se vizave per shqiptaret por dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen ne levizjen e lire te shqiptareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›