E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, dënohet me burg ish-presidenti Fuxhimori

Ish-presidenti peruan, Alberto Fuxhimori u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg për një çështje korrupsioni gjatë mandatit të tij mes viteve 1990 dhe 2000, njoftoi Gjykata e Limes.I shpallur fajtor për përvetësim të fondeve publike, Fuxhimori u ndoq për hedhjen në mënyrë të paligjshme të 15 milionë dollarëve në llogari të tij dhe të shefit të shërbimeve sekrete, Vladimiro Montesinos, gjatë muajve të fundit të presidencës.
Ish-presidenti, 70 vjeçat u dënua në prill të 2008-s me 25 vjet burg për dhunim të të drejtave të njeriut në kuadër të politikës të shtypjes kundër gueriljes maoiste.
Dënimi tjetër për korrupsion nuk do të ketë asnjë efekt mbi dënimin e tij, sepse dënimet nuk mund te bashkohen në Peru.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›