Lezhë/ Shpërthen gurorja, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Një 58 vjeçar ka vdekur dhe një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimi në një gurore private pranë një një fabrike çimetoje që po ndërtohet në fshatin Goçaj të Lezhës. Viktima dhe i plagosuri janë Zef Simoni 58 vjeç dhe Pal Gjini 55 vjeç, që të dy roje të fabrikës. Ata kanë qenë në vendin e tyre të punës, në kohën kur shpërthimi i fuqishëm, ka ngritur në ajër gurë, të cilët kanë goditur dy rojet. Për pasojë Simoni dhe Gjini kanë marrë plagë të rënda. Ata janë trasportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Lezhës, ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë 58 vjeçari Simoni, ndërsa 55 vjeçari është nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.
Sipas të dhënave të para rojet e objektit të fabrikës nuk kanë qenë në dijeni të shpërthimit i cili do të kryhej vetëm 300 metra, në vijë ajrore larg tyre. Ata janë zënë në befasi dhe në territor të hapur çka edhe nuk u ka dhënë mundësi të strehohen për ti'u shmangur rrebeshit të gurëve. Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë , të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur.