E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama i afte te hedhe valle mbi kufomat Rozeta Rapushi

Kryetari socialist Edi Rama organizon protesta per karrigen e tij jo per Shkodren. Keshtu tha dje ne mbledhjen e qeverise kryeministri Sali Berisha. Teper kritik ndaj qendrimit qe opozita ka mbajtur deri me sot per situaten e permbytjeve ne Qarkun e Shkodres Berisha shprehu keqardhje per ata te cilet qe ne fillim te permbytjes e gjer me sot sipas tij po perpiqen te krijojne kapital politik duke organizuar protesta ne nje kohe kur Shkodra mbytej dhe jo per Shkodren por per karrigen e tyre. Ne nje kohe kur Shkodra gjendej ne uje ata shfrytezonin angazhimin e anetareve dhe drejtuesve per te ndihmuar qytetaret dhe mblidhnin banda per te bere zgjedhje sipas ligjeve te shpellave dhe jo sipas statuteve demokratike te partive-tha dje Berisha. Ai u shpreh i cuditur kur per te disaten here degjonte kundershtarin e tij Rama qe e sulmonte duke deklaruar ne menyre te perseritur se nuk ka humbje ne jete njerezish. Ne fillim nuk u besova vesheve por me pas ai e perseriti disa here. Me duhet ti them zoterise se ajo qe ke deklaruar dje eshte e paimagjinueshme. Ajo te demaskon e te nxjerr dhjete here me keq sesa ke dale ne plazh dikur sepse ne cdo rrethane e situate jeta e njeriut eshte e para dhe me e kushtueshmja sepse ata burra e gra rrezikun me dhjetera e qindra here jeten e tyre per te shpetuar jete njerezish dhe kur behet fjale per operacione shpetimi e para dhe mbi te gjitha eshte shpetimi i jetes se njerezve edhe sepse suksesi i ketyre operacioneve ne cdo vend te lire te botes percaktohet me jetet e shpetuara u shpreh i cuditur kryeministri. Sipas tij te zemerohesh qe eshte thene se fatmiresisht nuk kemi jete te humbura deshmon qarte se je i afte te hedhesh valle mbi kufomat dhe ky eshte makabritet. Te zemerohesh qe eshte thene se fatmiresisht nuk kemi jete te humbura deshmon qarte se je i afte te hedhesh valle mbi kufomat dhe ky eshte makabritet-tha Berisha. Ai e ritheksoi edhe nje here se eshte fat i madh qe nuk patem humbje ne jete njerezish dhe se nuk ka asgje me te cmuar se njeriu. Dua ti them zoterise mesoje zoti Rama se Shkodres nuk ia kane prere shpresen as ati yt shpirteror dhe as ati biologjik. Edhe atehere kur Shkodres i rezervuan mijevjecare e shekuj burgjesh edhe atehere kur i rezervuan terrorin me te eger shpresa e mbajti gjalle qytetin kritikoi Berisha. Duke lene pas Ramen dhe kritikat per te kryeministri beri edhe nje here thirrje dje nga mbledhja e qeverise te gjithe qytetareve qe te vazhdojne solidaritetin me keto zona. Sipas tij qeveria ka te gjitha mjetet e do ti pergjigjet deri me nje atyre por asgje nuk e zevendeson solidaritetin njerezor. Ne vecanti ne kemi probleme per bazen ushqimore te blegtorise. Ne po perpiqemi dhe blejme por ftoj qytetaret te ofrojne sipas mundesise se tyre me cmimin e tregut dhurate me te gjitha format. Duhet te bejme cdo gje qe pas njerezve te shpetojme gjene e gjalle te kesaj zone qe eshte nje nga zonat bujqesore e blegtorale me te fuqishme te Shqiperise dhe qe ka rene nen uje tha ai. Kryeministri siguroi se qeveria i ka te gatshme edhe projektet e nderhyrjes dhe do te fillojne nderhyrje te fuqishme si ne By Pass-in ne Bune argjinaturat jane te prokuruara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›