Hoxha Rama e ktheu PS-ne ne parti klanesh duhet te ike
Ne nje interviste per gazeten Koha Jone ish-deputeti socialist per zonen e Permetit per disa legjislatura Flamur Hoxha eshte shprehur se Edi Rama po e orienton Partine Socialiste drejt humbjes pasi e ka kthyer ate ne nje parti klanesh dhe tarafesh dhe ne vend qe te merret me partine merret me kete klan qe e komandon forcen me te madhe opozitare. Teksa flet per situaten brenda partise ku ben pjese Hoxha komenton dhe per prurjet e reja ne Asamble largimet e gardes se vjeter dhe zerat kunder duke paralajmeruar dite jo te mira per partine me te madhe opozitare. Nderkohe qe kujton se Rama duhet te kthehet mbrapsht duke ia lene komanden nje tjetri ne krye te PS per ta drejtuar kete parti drejt fitores.
Zoti Hoxha ju si ish-deputet i PS keni kohe qe jeni shmangur disi nga politika dhe keni pranuar heshtjen. Ja falni vetes kete apo ua kane diktuar me menyra qe nuk i pershtaten karakterit tuaj
Ne radhe te pare une ju kontestoj se as jam shmangur dhe as kam heshtur. Fjalen time e kam thene hapur ne media dhe ne takime me koleget. Per sa i takon karakterit tim ai eshte i mbrojtur me parimet socialiste. Vecse nje gje fare te thjeshte me duhet ta theksoj. Lideri socialist ka kohe qe mendon per vetveten dhe jo per partine mendon per klanin bashkiak me te cilin komandon partine dhe kjo me shqeteson.
Mbledhja e fundit e Asamblese Kombetare te PS pati mjaft zhvillime autokritike kooptime kritike etj. Cili eshte komenti juaj
Farse farse. Asgje te re pervec nje oratoriumi pervec nje plumbi te grire pervec nje diskutimi me nje shpejtesi te terbuar me te cilin deshi te ngacmonte 99-shat dhe disa servile te kthyer ne formen e nje pikepyetjeje. E pate sa te mallengjyer dolen disa Me nje meshire dhe papergjegjshmeri per partine me te madhe opozitare ai mbrojti bashkepunetoret e vjeter-jakobinet ndersa vlerat i la jashte rrethit shprehu serish dyshimet e veta pa e kujtuar te kaluaren e vet me shume se dhjetevjecare. Me nje gjakftohtesi te akullt ne vend qe ti afrohej normave dhe rregullave te partise u largua duke u vene sterkembesin njerezve me kontribute te shquara por edhe aleateve te vertete. Domethene merimanga po ben punen e vet kjo nuk ka me asnje dyshim.
Dakord por ju dhe shume te larguar e anashkaluar te tjere ne PS qe deklaroni se ruani vlerat e se majtes dhe thoni se kjo nuk eshte PS-ja qe duhet te ishte cfare po beni
Meqenese po me ngacmoni une nuk bej sehir as ferkoj duart apo barkun as kerkoj ndonje lemoshe ose vend pune. Kur shoh se nga dita ne dite lideri po ndjek gjurme te reja te fajtoreve i pergjigjem me mospelqimin sepse e di qe ka kohe qe me disa akademike orvatet tu beje gjemen veprimtareve serioze pa menjanuar ushtaret e tij me te cilet kerkon jo te fitoje por ta bleje pushtetin.
Kur flisni per fajtore dhe akademike e keni fjalen per drejtuesit e forumeve te PS-se si Asambleja etj
Jo jane disa por ndaj ketyre njerezve te kahershem ne PS. Dy fjale duhet thene ata nuk duhet te heshtin si persona te lidhur me betimin e rrefimit te nje prifti. Nese keta nuk do te perpiqen qe Partia Socialiste te ndryshoje kursin politik rrenjesisht atehere do te vije nje dite qe do te mbajne mbi supe peshen e pergjegjesise. Ata bejne sikur grinden por ne fakt bejne te kunderten. Nga paaftesia e tyre shume njesi vendore apo zona zgjedhore ku fushatat drejtoheshin po prej tyre pushteti kaloi ne duart e demokrateve. Nuk eshte praktike e mire por kur keta ndikojne ne pergatitjen e listave per kandidaturat e dini se afro 18 e grupit parlamentar aktual jane vetem nga Tepelena apo ne nje grup parlamentar si ai i PS me 64 deputete nuk ka asnje specialist te vetem te bujqesise edhe pse mbi 50 e popullsise jeton aktualisht ne zonat rurale natyrshem krijohen tarafe grupazhe apo klane te cilet do mbrojne vetem interesa lobingjesh Me intriga te vazhdueshme gjithmone e me shume jane larguar militantet nga idete socialiste drejt despotizmit qe i shkon per shtat te parit te dytit apo te tretit.
Pra po thoni se PS-ja eshte kthyer ne parti tarafesh dhe klanesh
Po po pa diskutim. Pikerisht ketij klani te shemtuar na duhet ti kundervihemi sepse cdo hap drejt personalizimit drejt autokracise e largon elektoratin e Partise Socialiste. Vaj halli kur ben te diturin edhe ndonje kameleon qe ngre koke pasi kryetari e vuri per indulgjence ne listen e kandidateve te deputeteve ne oren 8 te mengjesit Disa te cilet dy here i sfidoi elektorati i rifusin ne liste Se per cfare interesash kete e di vetem kryetari te cilet jane dhe mbeten vetem numra per te mbeshtetur kryetarin. Fatkeqesisht Edi Rama e di se loja ka marre fund por duke dashur te qendroje me cdo kusht ne pozicionet e veta duke enderruar edhe karrigen e kryeministrit hedh sloganet per te qetesuar veten Hap kutite largohu nuk i dua fletet e votimit.... Me pak fjale qiqra ne hell mendjemadhesi alla-99-she.
Qendrimi eshte pak te themi i ashper por natyrshem personat qe permendni ose dhe te tjere ne PS mund te mendojne se keto deklarata vijne pasi nuk jeni me deputet pasi nuk iu rivuri ne liste kryetari i PS
Skam asnje problem personal. Natyrshem si une do te ikin edhe te tjeret. Karrieren time nuk e kam imagjinuar gjithmone te lidhur me mandatin e deputetit. Problemi im ka te beje me partine ndaj se ciles i jam perkushtuar per vite me radhe sidomos gjate viteve te fundit kur disa lidere benin sehir se si perjashtohen se si nenvleresohen disa dhe sa e si mbicmohen e kooptohen njerez pa vlera.
Per shembull...
Po ja pa pritur thirret ne Asamble njefare Erion Veliaj dhe lihet jashte Rajmonda Stefa Ylli Bufi Zamira Caka Rrapush TolaBukurosh Stafa e te tjere e te tjere.
Por normalisht strukturat nuk mund te jene te pandryshueshme. Cdo parti ka nevoje per prurje te reja. Ne qendrimet e kreut te PS-se dhe per kete ceshtje eshte thene se cdo gje eshte brenda rregullave dhe normave te partise apo jo
Gaboheni. Edhe sekretari i nje organizate te zgjidhet ka rregulla por ato tanime jane bere iluzione te hapura. Sa me shume xhindoset Edi Rama per humbjen pa fund aq me me kokefortesi heshtin emrat e degjuar qe thashe me lart te cilet i shkelin syrin njeri-tjetrit duke u zgerdhire e duke pritur fitoren e zbritur nga qielli. Personalisht ata e ndjejne se ne kete pune rolin kryesor e luajne disa biznesmene qe veprojne grusht-bashkuar.
Me duket se pas mbledhjes se Asamblese se fundit eshte nenshkruar nje fare paqeje e qendrueshme nje liri e te shprehurit te mendimit nje mori leshimesh shenja kohezioni apo jo
Me vjen keq qe e beson kete te pavertete. Seshte asgje me shume sesa nje truk filmik ne emer te bashkimit ne emer te himnizimit te liderit. Historia e Partise Socialiste nuk njeh shembull me te qarte te mosmirenjohjes me te rendomte sesa sjellja ndaj Fatos Nanos ndaj Rexhep Meidanit shume prej ish-deputeteve te PS-se te cilet me punen dhe perkushtimin e tyre kane kontribuar per kete force politike pa harruar dhe gjithe ata qe Edi i quan politike e vjeter te cilet nuk deshirohen prej kryetarit te 99-shave.
Pati nje levizje per te ndryshuar gjerat ne PS por duket se zerat per ndryshimin e strategjise se Rames ne PS jane pakesuar
Perkundrazi. LMN-ja as hesht as trembet as lodhet. Shtoji ketyre shume anetare te Asamblese mbi 300 delegate te kongresit shtoji ketyre qindra-mijera te tjere qe i kane kthyer krahet liderit socialist e qe jane shume dhe nuk e fshehin karakterin e vet per te denoncuar manovrat e revolucionareve e te patrioteve. A nuk i ke degjuar mosmarreveshjet e socialisteve te Gjirokastres te Kucoves te Lushnjes te Shkodres te Beratit me lidershipin Krisja eshte e madhe. Perplasjet moskuptimet nenvleftesimet diktimet nuk mund te bejne fjale per bashkim por per percarje e cila rrezikon te na coje ne nje disfate tjeter ne zgjedhjet lokale. Edi Rama nuk ka me pushtet per te urdheruar por ka mundesi per te mashtruar perkohesisht. Vota e vetme kunder e Ben Blushit ne Parlament eshte nje sinjal pozitiv. Levizja apo mendimet e Andis Harasanit Arben Malajt nuk jane te hedhura kot. Socialistet nuk mund te rrine me urte dhe ne pritje te protestave cudiberese Ne nje gjendje te tille nuk ka vend per rrembim nga simpatite nuk ka vend as per seksere as korriere as per ministra ne hijen e fikut. Thirrjet neper protesta jane bajate dhe kontradiktore. Qofte kryetari i majte qofte ndonje kryetar i djathte qe nuk ka parti tanime jane cmesuar te bindin te tjeret per te ashtuquajturat kauza. Ky i dyti qe nga tribunat nuk mund te beje per vete me fraza natyre asnje grusht avokatesh liberale pa lere me elektoratin e gjere.
Cilat jane alternativat socialiste Edi Rama thote pa pike pergjegjesie Ne kuti
Por kutite i ruajti ai se bashku e Sali Berishen. Pse si thua ti te 20.000 vezhguesit socialiste e tradhtuan Edi Ramen Keto kokrra ulliri nuk i ha kurrkush. Jam me se i bindur qe te 250 komisioneret socialiste qe moren pjese ne votimet e 28 Qershorit 2009 ne Permet i kane ruajtur me dinjitet votat gje qe e kane bere me po aq perkushtim edhe me pare. Une i njoh mire kontributet dhe bindjet e tyre socialiste. Prandaj atij i duhet dhene leja bujare per tu kthyer andej nga e nisi karrieren politike. Pa alternative nuk shkohet ne zgjedhje por ne kisha dhe ne xhami ndoshta edhe ne restorante. Per asnje cast atij nuk i shkon ne mendje te marre guximin tia lere komanden nje tjetri. Dy kunguj nen sqetull nuk mbahen thote populli. E keqja eshte se ai nuk mban dot asnje. Une zhvillimet e fundit ne PS i perjetoj me dhimbje te madhe kur e shoh te kercenuar te sakatuar te pa zonjen per tu bashkuar per te rrezuar te keqen Sali Berisha perpara mosvendimeve te drejta te partise sone.
Une nuk kam ndenjur as rri ne pritje meqenese disa nuk kane vendosur me ke te behen nga te shkojne. Ska Zot qe te me perjashtoje nga Partia Socialiste. Marr fryme i lehtesuar kur them fjalen dhe bej punen e mire per partine. Mos valle keto qe thashe nuk jane ne te mire te saj Edhe kritikat kane vlera perderisa nuk eshte hequr qafe qeverisja e mbrapshte perderisa nuk punohet seriozisht per nje force qe i bashkon te gjitha forcat e shperndara. Edhe pemet qe mbillen neper Tirane jane nje kontribut por kontributi me i madh do tia vlente kur bashkerisht te shendoshim rrenjet dhe deget e pemes me te madhe te Partise Socialiste. Bisedoi Qamil Xhani