Fakti/Paraja nuk blen gjithmone mireqenien
Indeksi i Mireqenies The Legatum Prosperity Index i cili e mat pasurine dhe mireqenien ne bote ka gjetur se shume vende ne Evropen Lindore dhe ne Azi kane programe relativisht te forta te shendetit dhe edukimit por vuajne nga qeverisja e keqe. Studimi gjithashtu ka gjetur se ne shkalle globale rritja ekonomike nuk eshte e mjaftueshme qe nje popull te jete i lumtur. Jiehae Choi eshte kerkuese dhe analiste e programit ne Institutin Legatum ne Britani. Shumica e ketyre vendeve shkallen e shendetesise dhe edukimit e kane te larte por qeverisja eshte e dobet. Korrupsioni mungesa e besimit ne sistemin gjyqesor apo ne zgjedhjet jane faktoret e pakonsoliduar te qeverive jotransparente thote Choi. Indeksi e mat percepcionin e ekonomise te sipermarrjes dhe mundesive pastaj qeverisjen edukimin shendetesine sigurine lirine e individit dhe kapitalin shoqeror. Choi thote se shumica e vendeve te Evropes Lindore i edukojne mire njerezit e tyre por nuk jane aq te suksesshme qe tu ofrojne atyre mundesi per ta perdorur ate edukim. Ajo qe mund ta bejne dhe qe duhet ta bejne vendet e Evropes Lindore eshte qe te sigurohen qe popullata e tyre te kete me shume mundesi per punesim dhe me shume mundesi per ti filluar bizneset qe duan ti nisin thote Choi. Ashley Lenihan bashkepunetore e larte e Institutit Legatum thote se disa vende kane trende te ndryshme edhe pse kane pasur histori te ngjashme. Trendet e ndryshme dallohen nga Kroacia ne vendin e 38-te deri te Kazakistani ne vendin e 50-te dhe Pakistani ne vendin e 109-te. Ky eshte nje brez i gjere i radhitjes qe vjen si pasoje e trashegimise se ndryshme ne keto vende thote Lenihan.
Kriza globale ekonomike gjithsesi ka filluar te pasqyrohet por ndikimi i saj ne te dhenat do te mund te shihet vitin e ardhshem thote Lenihan. Sidoqofte paraja nuk eshte gjithcka. Irlanda dhe Islanda dy nga vendet me te goditura nga recesioni global radhiten ne vendin e 11-te dhe 12-te ne saje te shkalleve te larta te lirise se individit edukimit kujdesit shendetesor dhe qeverisjes se mire. Lenihan thote se njeri nga zbulimet kryesore te studimit eshte se demokracite e zhvilluara te cilat kane nivele te larta te lirise se individit te besimit dhe te tolerances jane me prosperueset dhe kjo mireqenie eshte perzierje e pasurise dhe lumturise. Ne krye te listes eshte Norvegjia pas se ciles radhiten Danimarka Finlanda Australia dhe Zelanda e Re. Shtetet e Bashkuara ndodhen ne vendin e 10-te. Lenihan thote se synimi i Indeksit te Mireqenies eshte qe te promovoje mendimin rreth prosperitetit dhe lumturise ne kuptimin me te gjere.