E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i kryekomunarit ne Kukes hetime ne tri pista



Artan CENA
KUKES - Ekzekutimi ne deren e shtepise i kryetarit te komunes Terthore ne Kukes ka cuar ne vendin e ngjarjes ekspertet me te mire te Policise se Shtetit te cilet te ndihmuar dhe nga policia vendase kane filluar hetimet ne lidhje me kete ngjarje te rende. Vrasja e Remzi Veselit ndodhi mbremjen e dy diteve me pare ne momentin kur ka qene duke hyre ne banesen e tij private ne Lagjen Nr. 3 te qytetit te Kukesit. 40-vjecari kryetari ne detyre i komunes Terthore sapo ishte kthyer nga zyrat e tij. Te paret ne vendin ku ndodhi krimi kane qene familjaret e viktimes te cilet kane degjuar tri krisma arme. Kur ata kane dale jashte kane gjetur trupin e mbuluar nga gjaku te Veselit i cili ishte duke luftuar me vdekjen. Menjehere ai eshte transportuar ne drejtim te spitalit por sic mesohet ka mberritur aty i vdekur. Deri tani jane ngritur tri pista nga policia qe kane te bejne me konflikte personale konflikte gjate punes si dhe vrasje per shkak te postit qe mbante. Edhe pse kane kaluar me shume se 24 ore nga ngjarja e rende policia nuk ka mundur te identifikoje ndonje autor te dyshuar te krimit.
PISTAT E HETIMIT
Policia ende nuk ka nje piste perfundimtare per shkaqet dhe autoret e mundshem te ekzekutimit te 40-vjecarit Remzi Veseli kryetar i komunes se Terthores ne Kukes. Vrasja ndodhi mbremjen e dy diteve me pare kur Veseli po kthehej ne banesen e tij. Ai ishte zgjedhur dy here rresht kryetar komune si perfaqesues i Partise Socialiste. Grupi hetimor i policise se Kukesit eshte mbeshtetur edhe nga eksperte te derguar nga Tirana te cilet vazhduan ekspertizen ne vendngjarje edhe paraditen e djeshme. Sipas informacioneve jozyrtare te marra prane Policise se Kukesit po hetohet momentalisht ne tri pista kryesore. Pista e pare per ndonje konflikt te mundshem me banoret e komunes ku viktima drejtonte procesin e shpronesimeve. Pista e dyte per hakmarrje politike dhe e treta nje konflikt personal qe Veseli mund te kete pasur me ndonje person. Familjaret e viktimes mohojne si piste ndonje hasmeri apo konflikt personal. Ekzekutimi i drejtuesit te komunes se Terthores eshte bere ne menyre mafioze ne Lagjen Nr. 3 te qytetit te Kukesit.
KRIMI
Eksperte te shumte policie kane mberritur ne Kukes te cilet kane nisur hetimet per krimin e rende. Uniformat blu lokale dhe specialistet gjate gjithe nates duke u gdhire dita e djeshme kane shoqeruar dhjetera qytetare ne cilesine e personave qe mund te kene dijeni per krimin. Por ende nuk ka nje emer te dyshuar. Krimi dyshohet se eshte kryer nga persona profesioniste. Burime policore thane se 40-vjecari Veseli eshte qelluar tri here ne koke me pistolete duke mos i lene mundesi qe te shpetoje. Sipas tyre krimi ka qene i organizuar pasi autori i vrasjes ka qene duke u pritur nga nje makine tjeter qe dyshohet te jete fuoristrade. Policia dyshon se vrasja ka qene e organizuar me se miri me qellim qe autoret te humbin te gjitha gjurmet. Vrasesit kane shfrytezuar naten kohen me reshje te dendura shiu si dhe vete faktin se ne kete lagje mungon ndricimi i rrugeve dhe trotuareve.

Basha Vrasja jo per motive politike
TIRANE - Ministri i Brendshem Lulzim Basha e ka perjashtuar faktin qe kreu i komunes Terthore Remzi Veseli eshte vrare per motive politike. Duke folur per mediat pas perfundimit te ceremonise ne perkujtim policeve te rene ne krye te detyres ministri Basha theksoi se kreu i komunes Terthore Veseli nuk eshte vrare per motive politike. Deklarata e Bashes eshte bere gjate paradites se djeshme. Sipas tij ekspertet me te mire te Policise se Shtetit ne bashkepunim edhe me Policine e Kukesit kane nisur hetimet per te bere te mundur edhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Ministri duke e cilesuar si ngjarje mjaft te rende vrasjen e kryekomunarit te Terthores i shprehu ngushellimet familjes Veseli per humbjen e njeriut te tyre te dashur.

Policia Pese milione leke shperblim per kapjen e autorit
KUKES - Policia e Kukesit nepermjet nje deklarate te dites se djeshme ka bere me dije se ka vendosur ne dispozicion te personave qe japin informacion mbi vrasesit e kreut te komunes Terthore ne Kukes Remzi Veseli shumen prej 5 milione lekesh. Sipas policise do te garantohet anonimati per personat qe japin informacion. Ne dispozicion te personave qe kane dijeni per kete ngjarje dhe per autoret e saj jane vendosur numrat 0694110233 dhe 0694106303. Policia tha se Remzi Veseli u vra ne oborrin e baneses nga persona ende te paidentifikuar. Kjo nuk eshte hera e pare qe policia jep shperblim per spiunet por deri tani kjo metode nuk ka dhene rezultate. Shperblime jane dhene edhe per vrasjen e Fatmir Xhindit apo policit Kole Ndreshaj.

Kontrollet e shumta te policise lokale
KUKES - Forca te shumta policie mberriten ne vendngjarje dhe krehen gjithe zonen gjate gjithe oreve te vona te nates se parmbremshme dhe dites se djeshme. Po keshtu u ngriten postblloqe te shumta ne te gjitha rruget nacionale dhe ne pikat kufitare e me pas u shoqeruan per ne Komisariatin e Kukesit dhjetera persona te cilet jane marre ne pyetje por deri tani pa rezultate konkrete. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit bejne te ditur se po hetohet ne disa pista per zbardhjen e motivit te krimit por eshte veshtire te arrihet ne nje perfundim konkret pasi 40-vjecari kreu i komunes Terthore nen siglen e Partise Socialiste ka pasur konflikte me disa persona.

SHIFRAT
Vrasjet krimi qe po shqeteson rendin dhe Policine
TIRANE - Vrasjet jane bere problem per rendin ne Shqiperi por dhe per vete Policine e Shtetit. Nje numer i tille te vraresh nuk ishte shenuar qe nga viti 2005 kur kishin ndodhur 135 krime te tilla te renda. Edhe pse jemi ende ne muajin tetor fatkeqesisht numri i personave te ekzekutuar e ka kaluar numrin 90. Jane 91 persona te vrare ne gati dhjete muajt e pare te vitit 2010 dhe shume prej tyre nuk jane zbardhur ende. Nese do te shohim statistikat e vrasjeve do te shohim qe kurba e tyre ka pesuar ulje dhe ngritje qe nga viti 2005. Viti i cili mban numrin me te vogel te ketij krimi e qe policia e trumbetoi me ze te larte eshte viti 2009 i cili shenon ne blloqet e Policise se Shtetit 79 vrasje. Pas kesaj shifre te ulet drejtues te Policise pohuan ne cdo konference se viti qe do te pasoje do te kete ulje te vrasjeve madje edhe parandalim te tyre por me sa duket ky premtim nuk u mbajt pasi vetem nga janari e deri me 25 tetor te 2010-s shenohen jo pak por 91 vrasje mes tyre edhe personazhe te njohur jo vetem te krimit por edhe te administrates civile ku vrasja me e fundit eshte ajo e kryekomunarit te Terthores se Kukes. Por cilat jane statistikat e vrasjeve qe jane shenuar ne keto pese vite ku ato qe tashme jane cilesuar si me te bujshmet ende nuk kane autor sic eshte vrasja ne 2009-n e deputetit te PS-se Fatmir Xhindi si dhe vrasjet e punonjesve te policise ne kete vit.
Viti 2005 shenohen 131 vrasje
Viti 2006 shenohen 100 vrasje
Viti 2007 shenohen 97 vrasje
Viti 2008 shenohen 85 vrasje
Viti 2009 shenohen 79 vrasje
Viti 2010 91 vrasje deri ne 25 tetor

27 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›