E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne komisionin e ligjeve akuza per lidhje mafioze

Akuzat e ndersjellta politike per lidhjet mafioze per pak nuk kane degjeneruar ne perplasje fizike ne komisionin e ligjeve. Duke u cfokusur totalisht nga projektligji per te cilin ishin mbledhur deputetet nga akuzat e forta per korrupsion personal e familjar kane kaluar dhe ne sharje.

A ka mundesi te mos kemi me Prudentino te lidhur me ministra te qeverise qe bejne kazino e biznes lojrash fati ne Shqiperi Shembullin e Prudentinos e ministres se Shqiperise te mos e kthejme ne precedent qe te ndiqet neser por ta ndalojme ketu tha deputeti socialist Saimir Tahiri.

Ti nuk e ke merak dhe shqetesim pastrimin e parave se nga parate e pista ti personalisht mbahesh ngrohte. Mbahesh ngrohte nga nje dreke e Prudentinos se grupit parlamentar mbahesh ngrohte me nje darke mbahesh ngrohte me nje nate ne hotel jashte shtetit. Po kush e coi ate ne burg Edi Rama e coi ne burg Prudentinon Kush e coi para drejtesise Prudentinon. Majko dhe une jemi te dy nga njera ane. Ne te dy per te qerasur ty as kokoshka nuk te jepnim tha kreu i komisionit Ilir Rusmajli.

Pas perplasjes kryetari Rusmajli mbylli mbledhjen duke shtyre per nje here tjeter projektligjin per lojrat e fatit i cili ishte ne shqyrtim.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›